Serbia ndan 116 milionë € për serbët e Kosovës – FOTO

Veriu.jpg

Qeveria e Serbisë ka planifikuar mbi 116 milionë euro buxhet për institucionet paralele serbe në Kosovë gjatë vitit 2017, raporton Politiko.net.

Në linja buxhetore, siç parasheh Ligji për Buxhetin e vitit 2017 të Qeverisë së Serbisë, dokument të siguruar nga Politiko.net Serbia do të investojë në strukturat paralele, si vijon:

Për Zyrën për Kosovën janë ndarë 46573934.26 euro; mbështetje për kualitetin e jetës së serbëve dhe popullsisë jo shqiptare, 16518491.03 euro,; për zyrën për çështje koordinuese në proces të negocimit me institucionet e Kosovës, 297300.1631 euro; për mbështetjen e klerit dhe monaticismit/kishat në Kosovë 517944.5351 euro; për përkrahje për realizimin e procesit të mësimit në shkollat fillore në Kosovë 411435.5628 euro; për mbështetje për realizimin e procesit mësimor në shkollat e mesme 570962.4796 euro; për mbështetje për punën në Universitetin e Prishtinës në Veri 17660570.96, për mbështetje në informimin në gjuhën serbe 67292.00653; për Qarkun Administrativ të Kosovës 120652.5285 euro; për Qarkun Administrativ të Pejës 39200.65253 euro; për Qarkun Administrativ të Mitrovicës 83164.76346 euro, për Qarkun Administrativ të Moravës 67177.81403 dhe për Qarkun Administrativ të Prizrenit 38042.41436 euro.

Shuma totale që ndan sivjet Serbia për institucionet paralele është 116 126 965 euro. Sipas të dhënave të siguruara nga Politiko.net vetëm për tri vitet e fundit 2015-2016 dhe 2017 Serbia ka investuar në Kosovë 333 927 068 Euro.

Ndërkohë që Serbia ndan mbi 100 milionë euro buxhet çdo vit për serbët e Kosovës, ata po ashtu marrin paga nga Qeveria e Kosovës.

– Derisa Serbia investon dhjetëra miliona euro vetëm në Veri të Kosovës, Qeveria e Kosovës në tre vjetët e fundit nuk ka investuar asgjë në Veri.

Në Dialogun e Brukselit, pjesë e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit ishte edhe shuarja e strukturave paralele serbe në Kosovë. Por, Ligji për Buxhetin e vitit 2017 të Serbisë është tregues i qartë për mosrespektimin e marrëveshjeve, pasi që ka ndarë buxhet ekstra për këto struktura./Politiko.netpolitiko

Komentet
Top