Sëmundje serioze, lajm i keq për Gotzen

auto_borussia-dortmund-mario-goetze-102-_v-gseapremiumxl1478695735.jpg

Borussia Dortmund ka një lajm të keq për mesfushorin Mario Gotze.

Borussia Dortmund ka konfirmuar se sëmundja e Mario Gotzes do ta lë atë jashtë fushës për së paku deri në fillim të sezonit të ardhshëm.

Reprezentuesi gjerman vuan nga një sëmundje në metabolizëm.

Dhe, klubi nga Bundesliga ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë sërish në vazhdim të këtij stinori.

“Plani është që futbollisti të jetë plotësisht i rikuperuar për të luajtur sërish në fillim të sezonit të ri”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Borussia Dortmund.

Komentet
Top