Sa janë shpenzimet e mbjelljes së drunjëve?! Qytetarët kërkojnë transparencë

0-251.jpg

Sot është dita e drurit në Maqedoni dhe janë planifikuar që të pyllëzohen 503,89 hektarë me 2.611.143 milionë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (PBPEU), njofton se aksioni do të zbatohet në 60 lokacione në 30 filiale (komuna kadastrale), ndërsa për pyllëzim do të shfrytëzohen lloje të ndryshme të drunjve.

Përderisa njoftohet për pyllëzimin, nuk tregohet shuma e mjeteve që do të shpenzohen për këtë projekt i cili zhvillohet që nga viti 2008.

Qytetarët nga ana tjetër pyesin veten se ku shkojnë paratë e ndara nga mbjellja e drunjëve, pasi që sipas tyre ato para janë nga tatimet që ata paguajnë çdo ditë, andaj duan të dinë se sa mjete ndahen dhe si shpenzohen ato.

Ata shprehen të revoltuar se pse asnjëherë nuk jepen të dhëna të detajizuara se sa mjete janë harxhuar për këtë projekt i cili tani më disa vite zbatohet. Madje ata duan të dinë dhe sa ka efekt pozitiv ky projekt pasi që deri më tani mjaft drunj janë mbjellur, duan të dinë se si shkon mirëmbajtja dhe ruajtja e tyre.

“E dimë që ndahen shuma marramendëse për këtë projekt i cili me të vërtetë është i nevojshëm, por ama edhe ne duhet të dimë çdo detaj të harxhimeve se për këtë paguajmë ne”, tha Todor Najçevski, banor.

“Qeveria duhet të del me statistika, sa drunj janë mbjellur sa ka kushtuar një, sa kushton transporti i tyre, sa kushton transporti i atyre qe mbjellin dhe sa paguhen për këtë punë. Këto shifra duhet të jenë publike”, tha Rina Gashi, banore.

“Me miliona drunj janë mbjellur dhe prapë mbillen me miliona, nuk kam asgjë kundër vetëm ku po i qojnë këto drunj. A po kujdeset dikush për ato, a po i ruajnë edhe mirëmbajnë apo janë para të çuara kot”, shprehet Besim Nuhiu, banor.

Ndryshe, aksioni “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, mbahej në dy sezone – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, ndërkaq, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë.

Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009, kur në dy aksione në pothuajse 4.000 hektarë u mbollën mbi 7.900.000 fidane.


Maqedonia do të pyllëzohet me 2,6 milionë fidane të reja

Gjithsejt 503,89 hektarë me 2.611.143 milionë fidane do të pyllëzohen me aksionin e sotëm, të 17-të, “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”.

Për nevojat e BNJVL-së dhe veçanërisht për njësitë e vet[qeverisjes lokale janë siguruar 1.350.568 fidane, prej të cilave 1.000.568 për Shkupin, pjesët urbane të komunave dhe në pjesët anësore të rreth rrotullimit në kryeqytet, 150.000 për Manastirin prej të cilave 200 për pjesën urbane të qytetit, 100.000 për Tetovën, 100 prej të cilave për pjesën urbane, si dhe 100.000 për Kërçovën prej të cilave 100 për pjesën urbane të qytetit. Në organizim të aksionit, krahas Minsitrisë, janë përfshirë edhe NP “Pyjet e Maqedonisë” – Shkup, BNJVL, Ndërmarrja publike e transportit “Shkup” – Shkup, NPK “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup, “Istok trans” Shkup, Qyteti i Shkupit, komunat e Manastirit, Kërçovës dhe Tetovës, NP për ekonomizim me kullotat, MMJPH, parqet nacionale, Drejtoria për punë hidrometeorlogjike, MASH, MPB, LAM, MPJ, MM dhe SHM, MPPS, DPHM, Kabineti i kryeminsitrit të Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Policia kufitare, Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë dhe Minsitria e Shëndetësisë. Me rastin e Ditës së drurit, sot më 30 nëntor, është ditë jopune, përveç për institucionet shëndetësore. Kopshtet duhet të jenë me orarin e zakonshëm të punës.

Data për punimin e kësaj dite do të përcaktohet plotësisht. Aksioni “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, mbahej në dy sezone – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, ndërkaq, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë. Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009, kur në dy aksione në pothuajse 4.000 hektarë u mbollën mbi 7.900.000 fidane.

Komentet