Rusia: Ka ndërhyrje të ashpra nga jashtë në çështjet e brendshme të Maqedonisë

MFA-RU.jpg

Situata politike në Maqedoni ka qenë në fokus të takimit të zv. ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Italisë, Alexey Meshkov dhe Vincenzo Amendola.

Siç njofton MPJ-ja ruse, pala ruse është fokusuar në ”shembujt e drejtpërdrejtë të ndërhyrjes së ashpër nga jasht në punët e brendshme të Maqedonisë, përfshirë edhe BE-në dhe NATO-në, si edhe për natyrën shkatërruese të ‘Platformës së Tiranës’ që përmban erozion të shtetësisë së Maqedonisë”.

Rusët e konsiderojnë kundëproduktive edhe vendimin e Malit të Zi që të hyjnë në NATO pa referendum popullor.

Komentet
Top