Rrahje e përgjakshme në Poroj të Tetovës

20121118175815.jpg

Dje rreth orës 09.30 Spitali Klinik i Tetovës ka njoftuar Policinë e qytetit se tek ata është sjellë një person i rrahur rëndë respektivisht D.C (31) nga Shqipëria me plagë të rënda në kokë dhe i njëjti ka rrëfyer se është rrahur nga E.M poashtu nga Republika e Shqipërisë, njofton Shqipmedia.

Policia ka dalë në vendngjarje, në fshatin Poroj respektivsht tek pronat e biznismenëve V.N (39) dhe A.K (42) aty ku ka ndodhur ngjarja. Biznismeni A.K ka rrëfyer policinë se ai ka dërguar të rrahurin në spital ndërsa pas njohurive të marra poashtu ka denoncuar shtetasin shqiptar E.M si autor i ngjarjes.

I plagosuri për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Klinikën e Shkupit ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.Shqipmedia

Komentet
Top