Rrahen mes vehte nusja dhe vjehrra shqiptare

sherr-mes-femrave-640x356-640x320.jpg

Mbrëmë në Malishevë është raportuar në polici një përleshje në të cilën janë përfshirë dy gra që mes vete janë nuse e vjehërr.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy gra që me vete janë nuse e vjehërr janë përleshur mbrëmë në Malishevë.

“Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj-të dyshuarën janë përleshur fizikisht me ç’rast të njëjtat kanë pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF Malishevë”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Foto: Arkiva e internetit

Komentet
Top