Ronaldo, i shokuar nga komentet e Owen për mbipeshën e tij

auto_LOC-Board-Meeting-at-RioCentro-2014-FIFA-World-Cup1484134355.jpg

Mesa duket, legjenda e futbollit Brazilian, Ronaldo nuk i ka marrë dhe aq me shaka komentet e bëra nga anglezi Majkëll Ouen, gjatë prezantimit të “Topit të Artë” përpara disa ditësh në “Santiago Bernabeu” nga ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo.

Gjatë ceremonisë së shkurtër të prezantimit përpara ndeshjes, në krah të portugezit ishin edhe disa legjenda të futbollit ku përveç tyre edhe Ronaldo fenomeni dhe Ouen, ku ky i fundit reagoi me një status në “Twitter”, ku shkroi: “Mendoja se isha duke shtuar në peshë, derisa pashë mikun tim, Ronaldon”.

Por për këtë ka reaguar edhe vetë, braziliani i cili në një intervistë pas ceremonisë së FIFA-s për “Lojtarin më të Mirë të Vitit”, ai u shpreh: “Jam i shokuar për faktin se sa shumë flasin për mbipeshën time, nuk e di pse duhet të jetë kaq e rëndësishme sa të flasin të gjithë. Nuk më pëlqejnë këto shaka”, u shpreh ai

Komentet
Top