Ronaldo e do këtë sulmues në Real Madrid

ronaldo-shpenzimi-0026-658x493.jpg

Cristiano Ronaldo ia ka propozuar Real Madridit një sulmues

Sipas të përditshmes sportive portugeze, “A Bola”, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Real Madridit që ta transferoj sulmuesin e Portos, Andre Silva.

Reprezentuesi i Portugalisë ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje këtë sezon, dhe Ronaldo dëshiron ta transferoj në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Silva, i cili kushton 60 milionë euro, shihet si pasardhës i Karim Benzemas, i cili mund të largohet gjatë verës nga Reali.

Sipas “A Bola”, Ronaldo ka ndikim të madh te Reali sa i përket transferimeve. Kështu, Silva mund t’i bashkohet Los Blancos gjatë verës, pasi pëlqehet nga Ronaldo.

Komentet
Top