Roboti i LG që kontrollon pajisjet e mençura në shtëpinë tuaj – VIDEO

0-115.jpg

Roboti Hub i LG mund të bëjë veprime si të ndezë ajrin e kondicionuar dhe të ngadalësojë fillimin e makinës larëse me një komandë të thjeshtë me zë.

Roboti përdor njohjen e zërit të Amazon Alexa, por ndryshe nga Echo i Amazon, Hub mund të lidhë pajisjet e mençura të LG.

Ekrani i tij tregon një fytyrë që mund të paraqesë emocione. Roboti është ideuar që të vendoset në një pikë qendrore në shtëpinë tuaj, si në kuzhinë apo dhomën e ndenjes.

Versione në miniaturë të robotit janë të gatshëm për dhomat e tjera. LG nuk e ka deklaruar ende çmimin apo datën e fillimit të shitjeve të Robotit Hub./Pcworldalbanian

Komentet