Rilindje me BESË: Avancimet e eprorëve ushtarakë paraqet një sjellje shqetësuese nga kreu shtetëror

besa1-804x380.png

Avancimet e djeshme të eprorëve ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, në mesin e të cilëve nuk kishte asnjë shqiptar, paraqet një sjellje shqetësuese nga kreu shtetëror.

Avancimet e eprorëve ushtarakë, të cilët ishin vetëm maqedonas, ndodhi më 28 nëntor. Zgjedhja e kësaj date për të anashkaluar eprorët shqiptar, ka simbolin e vetë dhe paraqet fyerje të dyfishtë për eprorët shqiptarë për të cilët dje ishte festë e madhe.

Jemi të habitur nga indeferenca e BDI-së ndaj kësaj sjellje të Ivanovit, me çka ushtria, njëjtë si diplomacia po pastrohet nga kuadrot shqiptare. Vetëm me BDI-në në pushtet, Ivanovi mund të tallet në këtë mënyrë dhetë nënçmojë kuadrot shqiptare.

A po konfirmohet edhe njëherë me këtë se ideja e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, ishte ide e dalur nga kuzhina e VMRO-së? A ishte kjo forma më e lehtë e BDI-së për të ndihmuar rizgjedhjen e Gjorgje Ivanovit për president, duke pasur njëkohësisht alibi të rrejshëm për pastrimin e planifikuar paraprakisht të diplomacisë dhe ushtrisë nga kuadrot shqiptare? A mendojnë udhëheqësit e BDI-së se shqiptarët nuk dinë t’i deshifrojnë këto lojëra të pista?

Vetëm një parti e shantazhuar nuk mund të pengojë vendime jolegjitime të një presidenti jolegjitim.

Po të mos kishim në pushtet një parti shqiptare të shantazhuar dhe të incizuar, Ivanovi nuk do mund të anashkalojë kështu kuadrot shqiptare, po të ishte edhe president jashtëtokësor, e jo vetëm president jolegjitim.

Të nderuar qytetarë, këtij nënçmimi do ti japim fund më 11 dhjetor.

Duke përkrahur masovikisht Ridefinimin, shqiptarët do të votojnë për një Maqedoni ku jo vetëm presidenti, po i tërë shteti do të funksionojë me konsensus. Deri atëherë kërkojmë nga të gjitha institucionet të përmbahen nga sjellja e vendimeve të dëmshme për shqiptarët. I paralajmërojmë seriozisht se pas ardhjes në pushtet të Rilindjes me Besë, udhëheqësit e institucioneve që eventualisht do të dëmtojnë shqptarët gjatë kësaj periudhe, do të përgjigjen edhe penalisht.

Komentet