Rilindja me BESË sonte qëndroi në Likovë, salla e stërmbushur – FOTO

thumbnail_l.jpg

Koalicioni “Rilindje me BESË”, sonte ishte prezent në Likovë, ku në atmosferë festive për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndër të tjera e shpalosi para banorëve të kësaj ane edhe platformën dhe programin zgjedhor, ndërsa salla e sportit ishte e stërbmushur me simpatizantë. “Jo rastësisht, sonte me 28 nëntor në ditën më të ndritshme të kombit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, jemi mbledhur të gjithë së bashku këtu që ta përcjellim frymën e fitores për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni, për një të jetë me dinjitet dhe për një të ardhme më të ndritshme për fëmijët tanë”, – tha moderatori.

Afrim Gashi bartësi i listës për deputetë në njësinë e dytë zgjedhore nga Rilindja me BESË theksoi: “Të nderuar Likovas, ju që jeni zemra dhe shpirti i shqiptarisë në Maqedoni dhe ju që jeni pasqyrim i guximit dhe trimërisë së shqiptarëve të Maqedonisë, ju që jeni emblema e flijimit që kanë bë shqiptarët e Maqedonisë për shqiptarinë…. sonte ju drejtohem dhe ju përcjell mesazhin e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili me rastin e 28 nëntorit ndodhet në një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Ndonëse jo fizikisht me ne, ai më porositi të ju them se me zemër e me shpirt është këtu me likovasit. Më porositi t’ju them se kryetarë të Lëvizjes BESA jeni ju, shqiptarët e Maqedonisë ndërsa ai është vetëm një shërbëtor që ta do ta përfaqësojë vullnetin e juaj, që do ta përcjellë zërin e juaj kudo. Njëjtë siç jemi shërbëtor të juaj të gjithë ne që ndodhemi sonte para jush që një herë e përgjithmonë t’iu themi jo më shërbëtorëve të Nikolla Gruevskit, jo më shërbëtorëve të Mijallkovit.”

lik

Anëtari i kryesisë qendrore, Shaban Zendeli para të pranishmëve deklaroi: “Prania e juaj në këtë tubim e konfirmon atmosferën e fitores së popullit shqiptar. Me 11 dhjetor nuk do të fitojë asnjë parti politike, por do të ngadhënjejë vullneti i popullit shqiptar. Do të jeni ju që do ta bëni edhe më madhështore fitoren e “Rilindjes me BESË”, ndërsa obligim i yni do të jetë që të jemi zëri i juaj legjitim. Likova ka qenë e pamposhtur gjithmonë. Likova është simbol i sakrificës, i guximit dhe trimërisë. Fryma e këtij guximi të Likovës po shpërndahet gjithandej. Sot shqiptarët e Maqedonisë si asnjëherë më parë po i kundërvihen atyre që nuk e kanë frikë as Zotin e as popullin. Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë t’i thonë mjaft diskriminimit, tradhtive dhe pabesive të njëpasnjëshme që ua bëri partia shqiptare në pushtet, BDI – ja. Komuna e Likovës shqiptare mbetet ndër komunat më të diskriminuara nga ky pushtet. “Rilindja me BESË” zotohet se do të mbetet e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj që për qëllim kanë përmirësimin e jetesës së shqiptarëve në Maqedoni si popull me të drejta të barabarta juridike, në një shtet që garanton zhvillim të barabartë të vendit”.

Admirim Aliti kandidati për deputetë në njësinë e dytë zgjedhore nga Rilindja me BESË ka deklaruar: “Ndjehem i nderuar dhe privilegjuar që Lëvizja BESA beson në rininë e saj sepse ishte pikërisht vrulli rinor ai që iu priu ndryshimeve të mëdha kudo që frymohej shqip. Un gjithashtu ndjehem i nderuar qe jam kandidat i nje partie e cila ka dale ne skenen politike qe te promovoj nje gjenerate te re politikanesh, gjeneratë qe i ka munguar ketioj populli dhe e cila nuk do e ketë emblemën partiake si mbulese per paaftësitë veta, por përkundrazi vlerat e veta personale do i flijoje ne altarin e te mirës kolektive”.

llfk

“Përzemërsisht ju falënderojë të gjithëve për prezencën tuaj, përkushtimin dhe angazhimin tuaj. Nuk kam dyshim se sonte derisa jemi mbledhur dhe festojmë edhe Festën e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit në zemrën e Maqedonisë shqiptare, në Likovë, me 11 dhjetor dhashë; Zoti të festojmë edhe fitoren e “Rilindjes me BESË”. Të nderuar miq, bashkërisht do të angazhohemi që fitorja jonë të jetë sa më bindëse dhe kuptimplote. Do të kemi rast të bisedojmë bashkërisht që si ta kthejmë dinjitetin e shqiptarëve dhe si t’i mbrojmë votat e atyre që janë besatuar për ndryshime. Mirëpo, sonte më lejoni që t’i përshëndes të pranishmit dhe t’ua lëmë radhën atyre që do ta bartin barrën më të rëndë në këtë rrugëtim drejt fitores së madhe”, – theksoi shefi i shtabit komunal në Likovë, Fejzulla Emini.

Zeqirija Ibrahimi bartësi i listës zgjedhore në njësin e parë zgjedhore nga Rilindje me BESË, potencoi se shqiptarët e Maqedonisë tashmë kanë zgjedhjen e tyre, ku me votimin e 10-të në zgjedhjet e 11 dhjetorit, atyre do tu rikthehet dinjiteti dhe krenaria, të cilët e nëpërkëmbën këta që janë në pushtet.

Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, potencoi se Rilindja me BESË do të bëjë çmos që të sjell vlera të reja në politikë dhe ti përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë sa më denjësisht në të gjitha aspektet.

Komentet