Revista “Paper” prezanton rebelen Rita Ora – FOTO dhe VIDEO

0-152.jpg

Revista amerikane Paper ka publikuar një artikull për yllin shqiptar, Rita Ora, përmes së cilit thekson stilin dhe performancat e saj të veçanta.

Me titullin “Rita Riot” revista Paper thotë për yllin shqiptar se, “personaliteti dhe humori i saj i hapur e bëjnë atë që të qëndrojë me këmbë në tokë, përkundër arritjeve të saj të jashtëzakonshme”.

Sipas Paper është pikërisht kjo ngrohtësi dhe karizma natyrale e Rita Orës që e kanë bërë zgjidhje permanente e versionit të ri të “America Next Top Model”, që fillon në dhjetor.

Rita është pjesë e panelit të jurisë, kurse do të bëjë edhe punën e mentorimit, dhe synon që ta ndajë me kandidatët përvojën e saj në modë. Ajo thotë se më nuk është e mjaftueshme vetëm të bësh foto që të jesh super yll.

“Nuk mendoj se vetëm të bësh foto tani është e mjaftueshme. Ne përqendrohemi në atë se si të krijojnë një bazë të fansave në mediat sociale, si do t’ia arrish që t’i bësh të tjerët të të imitojnë. Kjo për mua është dallimi ndërmjet dikujt që është model i rregullt dhe dikush që është super yll”, shprehet Rita.

Ajo shprehet gjithashtu se, “nuk jam këtu që t’iu them se çfarë të bëjnë. Jam këtu për t’iu treguar se edhe ata mund ta bëjnë këtë, gjithashtu. Jam një shembull se çfarë mund të arrish, sepse kjo funksionoi”. Rita synon t’i jap një perspektivë tjetër ‘America Next Top Model’.

Rita Ora ka filluar bashkëpunimin me labelin italian Tezenis për krijimin e veshjeve të reja, koleksion të cilin do ta sjell në nëntor.


FOTO:

0a

0b

0c

0d

0e

0f

0g

0h


VIDEO:

Komentet