Reperit “Buta”, ilegalisht i publikohet kënga e shumëpritur “Ndjekja”

17888754_1915187822033404_1200707319_n.jpg

Kohës së fundit, tregu shqiptar është mbushur dhe stërmbushur me artista që bëjnë muzikë rap/hip hop, mirëpo jo të gjithë arrijnë që të depërtojnë në zemrat e publikut. Së fundmi, tregut i është shtuar edhe nje artist nga i cili pritet shumë. Mënyra e vecantë e krijimit të këngëve edhe stilit të tij e bënë që ai të bëhet një nga fytyrat më të dashura të publikut shqiptar.

Së fundmi, bëhet e ditur se reperi Betim Januzaj apo “Buta” i është shtuar label-it më të suksesshëm shqiptar ku do të jetë me një grup me artist te sukseshëm si Ledri Vula, Era Istrefi etj. Madje, burimet e portalit ShqipMedia mesojnë se ekziston mundësia për një duet të mundshëm mes Era Istrefit edhe Butës.

Reperi Betim Januzi gjithashtu njihet edhe për stillin e vecantë të jetesës, ai së fundmi është përkushtuar shumë albumit të tij të pare i cili titullohet “ Pranverë/Verë”. Mirëpo, jo gjithcka është duke shkuar sic duhet. Kënga e titulluar “Ndjekja” është një ndër këngët që u hakua edhe publikua ne “youtube” në një kanal të rrejshëm. Kengetari nuk u ndjejt shume i lumtur për këtë fakt, ai menjëherë veproi edhe arriti që pas disa ditësh këngën ta fshi apo zhduk nga të gjitha rrjetet sociale.

Albumi “Pranvere/Vere” do të jetë shumë shpejt prezent në tregun shqipfolës, e cfarë na mbetet më shumë se sa artistit ti urojmë të gjitha sukseset e mundëshme. / Ardit Ramadani

Komentet
Top