Renault Trezor shpallet koncepti më i mirë në Gjenevë – FOTO

0-117.jpg

“Reno Trezor” ka marrë çmimin si koncepti më i mirë i prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë.

Super-vetura elektrike e re e kompanisë Renault mban emrin Trezor, ndërsa në Gjenevë është emëruar si koncepti më i mirë, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se fjala është për një prototip – i cili më vonë ndoshta mund të kalojë në prodhim serik.

20 anëtarët e jurisë, disa prej të cilëve ishin nga kompanitë e veturave tjera konkurruese, vendosën që Trezor të marrë këtë çmim.

Kjo super-veturë elektrike për herë të parë është prezantuar në panairin e veturave në Paris.

Komentet
Top