Rekomandime për mbrojtje nga moti shumë i ftohtë

Rekomandime-për-mbrojtjen-e-qytetarëve-nga-moti-i-ftohtë-900x445.jpg

Qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të ngrohta dhe ushqim që e mirëmban temperaturën e trupit, të shmangin alkoolin dhe në mënyrë përkatëse të vishen, rekomandon Komisioni për zbatim operues të aktiviteteve nga Plani aksionar për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga moti i ftohtë. Në rast të temperaturave ekstrem të ulëta për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, rekomandohet shmangie e aktivitetit fizik në sipërfaqe të hapur, shfrytëzimi i rrobave të ngrohta dhe shumështresore dhe mbathje adekuate për borë dhe akull dhe ecje me kujdes. Rekomandohet qytetarët sa është e mundur më shumë të jenë aktiv dhe të lëvizin në hapësira të mbyllura, ta ajrosin ngrohjen në shtëpi dhe nëse kanë mundësi t’u ndihmojnë anëtarëve të familjes, fqinjëve ose miqve të cilët bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara të popullsisë. Grupet e rrezikuara të popullsisë, si personat e moshuar rekomandohet të vishen më ngrohtë, foshnjat më shpesh të kontrollohen a janë të nxehur, të sëmurit me probleme me zemrën të shmangin ushtrime të rënda dhe rregullisht të marrin terapinë, sepse janë ekspozuar rrezikut të madh për pasoja të mundshme shëndetësore gjatë motit të ftohtë. Nëse qytetarët vërejnë person në rrezik nga moti i ftohtë si të pastrehë ose fëmijë në rrugë të njëjtin ta paraqesin në linjën telefonike falas 15 505. Shërbimet për mjekësi të punës kanë për obligim të sigurojnë informacione përkatëse punëdhënësve dhe punëtorëve të cilët punojnë në kushte të temperaturës së ulët për rrezikun ekzistues si dhe zbatim të masave adekuate për ballafaqim me rrezikun nga temperaturat e ulëta. Për punëdhënësit rekomandohet të vendosin plan të veprimit gjatë punës në kushte të të ftohtit dhe temperaturave të ultë, të njoftohen punëtorët me rreziqet të cilave u ekspozohen gjatë punës në sipërfaqe të hapur dhe me masa të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve, në kushte ekstrem të ftohta, të sigurohen ndërprerje të shkurta në punë në strehimore të ngrohta dhe të organizohet puna në pjesën më të madhe të ditës dhe të shkurtohet periudha e punë jashtë. Punëtorëve u rekomandohet të njoftohen me shenjat dhe simptomat e infeksioneve dhe lëndimeve të shkaktuara nga i ftohti, të shfrytëzojnë rroba shtresore, komode dhe të ngrohta për mot të ftohtë të lagësht. dhe me erë, me kapuça . mbathje përkatëse doreza dhe të konsumojnë sasi më të mëdha të pijeve të ngrohta të ëmbël dhe të shmangin pije me kofin dhe alkool.

Komentet