“Refugjatët kosovarë ngritën standardet e arsimit në Britani”

98b2986d-3d57-4e1a-81f8-ddeac77d91af-940x529.jpg

Londra ka përfituar shumë nga diversiteti i popullsisë kështu duke ngritur standardet, ka deklaruar ish Ministri i Arsimit në Britani, Michael Gove.

Madje Gove këto rezultate, përmirësimin e sistemin arsimor respektivisht, ia atribuon refugjatëve të vendeve siç janë Kosova apo Somalia, shkruan The Couries, transmeton Klan Kosova.

“Shumë prej fëmijëve të cilët janë të ardhur gjate viteve të fundit, e prindërit e të cilëve kanë jashtëzakonisht pritje të mëdha nga sistemi shtetëror, janë të përfshirë më së shumti dhe kërkojnë më shumë nga fëmijët, janë refugjatë nga Kosova apo Somalia” ka thënë Gove.

“Ata duan që fëmijët e tyre të korrin sukses në Britani, si qytetarë të Britanisë, e kështu ata kanë pritshmëri të larta të shkollave, si akademike ashtu edhe institucionale”

Megjithatë Grove ka thënë që ka një dallim në performancë të shkollave të Londrës krahasuar me pjesët tjera të Mbreterisë së Bashkuar, dhe se duhet të zhvillohet një trajtim i barabartë ndaj migracionit.

Komentet
Top