Real Madrid: Pepe dhe Ramos drejt largimit

0250.jpg

Nuk duket një moment i mirë për Realin e Madridit, pas pakënaqësive të Cristiano Ronaldos, i cili duket i bezdisur nga disa veprime të klubit, tani janë edhe dy ikona të tjera të Los Blancos që po mendojnë largimin. I pari, një simbol i vërtetë i Realit po aq sa dhe Casillas, është Sergio Ramos. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditëshmja spanjolle AS. Senatori i madrilenëve, 29-vjecar dhe që është nën kontratë deri në 2017, duket se është irrituar për faktin që asnjë nga drejtuesit e Realit nuk përgënjeshtroi zërat se ai i ishte ofruar për një transferim te Barcelona, Jordi Majos, kandidat për presidencën e klubit blaugrana, në rast se do të kishte sukses në zgjedhje.

“Ramos, i cili fiton 6 milionë Euro në sezon, nuk ndihet i vlerësuar te Reali ndaj ka marrë vendimin për t’u larguar” , – shkruan AS. Pretendenti kryesor për shërbimet e tij është Manchester United me tabolidët anglezë që flasin për një shkëmbim të mundshëm të tijin me portierin De Gea, i cili është fiksuar tashmë si një nga objektivat kryesorë të Realit në merkato. Kapitulli i portierëve në fakt është i nxehtë, pasi Chelsea i është përgjigjur interesimit të Realit të Madridit për Thibaout Courtois me një kërkesë prej 100 milionë Eurosh për shërbimet e tij.

Duhet kujtuar këtu se Reali po vazhdon gjuetinë për të gjetur trashëgimtarin e Iker Casillas i destinuar të largohet. Por është edhe një tjetër futbollist i skuadrës merengues që rrezikon të largohet. Bëhet fjalë për Pepen. Sipas “Sunday People”, Manchester City dhe Chelsea janë në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit portugez, e ardhmja e të cilit në Bernabeu, pas mbërritjes së trajnerit Rafael Benitez mbetet në dyshim. Pepe 23-vjecar, ka një kontratë që i skadon në 2016 dhe që nga Janari i ardhshëm do të jetë i lirë për të gjetur një skuadër të re.

Komentet

Leave a Reply