Real-Bayern: Zidane bën befasinë e madhe!

auto_19-126-650x3581492503628-681x375.jpg

Sot në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të presë Bajernin e Mynihut për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Zinedine Zidane ka përgatitur një befasi në formacion pasi në vendin e Gareth Bale do të hedhë në fushë mesfushorin e talentuar spanjoll, Iscon, shkruan e përditshmja “MARCA”.

Edhe në sondazhin e hapur nga kjo agjenci lajmesh Isco shihet si favoriti kryesor për të zëvendësuar uellsianin.

Zidane ka përgatitur një befasi duke futur në fushën e lojës mesfushorin Isco në një rol më të avancuar në sulm.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Mynih përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Real Madridit.

Komentet
Top