Rasti “Koçan”, VMRO DPMNE-ja kërcënon gjykatësit

Sead-Kocan_3.jpg

VMRO-DPMNE akuzon se LSDM-ja përmes PSP-së po tenton në mënyrë kundërligjore ta arrestoj pronarin e TV NOVA, Sead Koçan. Partia e Gruevskit vlerëson se ky është tentim për ngulfatje të lirisë së medias në Maqedoni.

VMRO-DPMNE në komunikatë thekson se nuk do të mbetet duarkryq ndaj kësaj politike dhe i paralajmëron gjykatësit se çdo punë kundërligjore do të bartë përgjegjësi.

“Eventualisht çdo nënshtrim ndaj presionit apo ndikimit mbi gjykatën, në rastin me pronarin e TV NOVA, nuk do të mbetet pa reagim nga ana e VMRO-DPMNE-së. VMRO-ja vlerëson se paraburgimi i Koçanit, do ta thelloj krizën politike”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Komentet
Top