Rama: Tahirin e lirova, nuk e shkarkova. Ndryshime të tjera – VIDEO

0-109.jpg

Një ditë pasi deklaroi ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama vjen në një intervistë të drejtpërdrejtë në ‘Top Story’ për të shpjeguar përse “dorëzoi” Saimir Tahirin.

Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk është shkarkuar si ministër, por është liruar nga një detyrë që kërkon angazhim shumë të madh, në një detyrë që kërkon angazhim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu ai deklaroi se asnjë prej ministrave nuk është shkarkuar.

Sokol Balla: Lajmi kryesor është ndryshimet në qeveri. Nëse pyet opozitën thotë ditët e fundit të republikës së vjetër, nëse pyet një mbështetës të LSI-së, thotë se janë ditët e fundit të Edi Ramës, nëse pyet një socialist, do të thonë se nuk e dine se çfarë po ndodh. Qeveria u është nënshtruar disa ndryshimeve të thella. Cilat janë arsyet e vërteta pas këtyre lëvizjeve.

Edi Rama: Meqenëse përmende mbështetësit e PS, ju siguroj se ata e kanë të qartë që ne jemi me sytë nga 18 qershori dhe jo nga 18 shkurti.

Sokol Balla: Kjo është për t’u diskutuar.

Edi Rama: Ju mund të diskutoni gjërat tjera, po për mbështetësit e PS jam unë burim i sigurt. Unë doja të informoj se mbështetësit e PS e kanë shumë të qartë atë që po ndodh.

Sokol Balla: Si shpjegohet që larguat kampionin e ministrave, Saimir Tahirin?

Edi Rama: Një fakt që jam shumë krenar, ku në mjedisin opinionet i bëjnë burra që u duket vetja shumë të zgjuar, nuk është një fakt që ka rënë në sy, faktin që sot kemi një qeveri që ka 50 përqind burra dhe 50 përqind gra. Unë besoj që ky është një fakt që nuk meriton të lihet në harresë, por meqënëse në mjedisin tonë publik, aty ku bëhen thashetheme e konspiracione, nuk ka shans që një fakt i tillë të vlerësohet. Sot gratë shqiptare janë të përfaqësuara baraz me burrat.

Sokol Balla: Ju shkarkuar Tahirin se nuk ishte grua?

Edi Rama: Nuk thashë këtë. Unë dua të përmend me krenari këtë fakt.

Sokol Balla: Përse e larguat Saimir Tahirin?

Edi Rama: Unë nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Jemi sot në një moment kyç. 18 qershori nuk vendos vetëm kush fiton zgjedhjet, por edhe si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.

Sokol Balla: Shqiptarët votojnë për katër vitet e ardhshme jo për 10 vitet e ardhshme, tani më thoni përse u largua Saimir Tahiri nga Qeveria?

Edi Rama: Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë.

Sokol Balla: Ju pak vite më parë këtu keni thënë që të gjithë ministrat do të përfundojnë mandatin e tyre dhe keni thënë që ky ishte basti që vutë. Në momentin që ndatë mandatin e ministrit nga ai i deputetit, atëherë u detyroheni shikuesve se përse e ndryshuat këtë kontratë me publikun? Përse, Saimir Tahirin e lironi nga detyra, në një moment kur ai kërkohet të shkarkohet nga opozita?

Edi Rama: Saimir Tahiri nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të sulmeve të opozitës. Është ministri më i sulmuar. Janë mbi 1400 konferenca shtypi, statuse, sulme të shkruara nga PD, pra nga udhëheqja e PD dhe deputetët e saj mbi Saimir Tahirin dhe nuk është shkarkuar. Sot nuk kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë shkarkimin e gjithë qeverisë. Kjo bëhet për të treguar dhe folur me njerëzit se përse meritojmë një mandat tjetër, sesi po luftojmë që të gjithë ata që kanë protagonistë të kësaj janë Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi janë njerëzit që janë protagonistë për mirë apo për keq, këtë do ta gjykojnë njerëzit.

Sokol Balla: Keni “martirizuar” katër nga drejtuesit e reformave që ju vetë thoni që janë flamujt e kësaj mazhorance për një mandat të dytë?

Edi Rama: Nëse quhet martir dikush që lë karrigen e ministrit për t;u angazhuar në një betejë që vendos për Shqipërinë në dekadën e ardhshme…

Sokol Balla: Nuk më dhe përgjigjen, pse u shkarkua Tahiri? E keni cilësuar kampion? U shkarkua për shkak se kanabisi është një problem kombëtar? Apo se aleati juaj thotë që kanabisi është shqetësues në Shqipëri?

Edi Rama: Këta njerëz janë drejtues politikë të PS. Këta drejtojnë qarqe dhe kam kërkuar që në fillim dhe vazhdimisht që ngarkesa e madhe e punës së ministrit dhe e punës së drejtuesit të qarkut të përballohet për të shkuar sa më pranë për të diskutuar me njerëzit pa ndërmjetësim. Kjo është një betejë për njerëzit. Ne kemi nevojë sot të bëjmë këtë dhe kjo është PS. Pse duhet të japim llogari për opinionet, për konspiracionet dhe mendimet krejtësisht në hava që keni ju dhe nuk kemi të drejtë që të marrim kohën tonë për të folur me njerëzit. Ne kemi nevojë që të flasim me shqiptarët e zakonshëm që na kanë parë përmes filtrit të distancës që krijohet nga televizori dhe “Facebook” e të tjera. Udhëheqja e Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit në këtë betejë nuk janë një punë që mund të bëhet pa kohë të plotë në këtë fazë. Çadra kërkon qeveri teknike, nuk kërkon Saimir Tahirin. Këtu bëhet fjalë për qasjen tonë, ndërkohë që detyra e ministrit të Brendshëm është një detyrë me një ngarkesë të jashtëzakonshëm në këtë periudhë dhe nuk mund të bëhen të dyja në të njëjtën kohë në këtë fazë.

Sokol Balla: Më shpjego ndryshimin mes Saimir Tahirit dhe Damian Gjiknurit?

Edi Rama: Gjiknuri ka filluar një punë intensive prej kohësh në Qarkun e Vlorës dhe është duke e përballuar atë punë me gjithë ato parametrat që kërkohen.

Sokol Balla: Tahiri po bënte më keq punën e drejtuesit të Qarkut të Tiranës?

Edi Rama: Nuk është e njëjta gjë. Beteja e Tiranës është një betejë ku ne kemi ambicie që të fitojmë edhe më shumë se katër vite më parë. Damiani ka përballuar deri më tani ritmin e nevojshëm. Nëse nuk e përballon mund të ndryshojë.

Sokol Balla: Mund të ketë ndryshime të tjera në qeveri po thoni?

Edi Rama: E njëjta gjë edhe me ministrin e Jashtëm dhe ministren e Arsimit. Sot duhet dhe duam të flasim me shqiptarët. Të takojmë njerëzit në çdo cep dhe këta njerëz që janë parë si protagonistë të takohen si përfaqësues të PS e të dëgjojnë se çfarë do të bëjmë ne. Bushati ka punë shumë të rëndësishme, kemi edhe samitin e NATO-s në maj.

Sokol Balla: Ju thoni që këta ministra të rëndësishëm ka ardhur momenti të flasin pa ndërmjetës, të flasin me njerëzit. Në këtë vend nuk mund të ketë një qeveri teknike përsa kohë nuk jemi në kushtet normale për këtë. Kjo qeveri kanë marrë një mandat katërvjeçar për të qeverisur këtë vend dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye për qeveri teknike? Përse nuk largoheni ju i pari, për të drejtuar PS, të shkosh në terren, të flasësh me njerëzit kënaq dhe kërkesat e opozitës për qeveri teknike?

Edi Rama: Unë jam kryetar i PS, nuk jam drejtues në një qark. Jam kryeministër dhe unë kam mandat kushtetues dhe një kontratë që jam në gjendje ta zbatoj plotësisht sepse nuk është se ikën ministrat për të parë punët e partisë dhe qeveri mbeti bosh. Këtu ministrat janë zëvendës nga ministra dhe ministre që do të garantojë që për asnjë sekondë puna e qeverisë të mos ndalojë. Mos u merrni me teori konspiracioni. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është ky dhe vetëm ky. PS sot është në domosdoshmërinë që të shtrihet në territor dhe të udhëhiqet në këtë punë kaq voluminoze.

Sokol Balla: Ju thoni që nuk ka patur asnjë ndikim protesta e opozitës?

Edi Rama: Çfarë ndikimi mund të ketë kur opozita kërkon qeveri teknike. Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm. Kërkuan shkarkimin e tij para se të mbylleshin në çadër dhe nuk e morën dhe as kishin shans ta merrnin.

Sokol Balla: LSI?

Edi Rama: Shqipëria nuk do të mbetet pa ministër të brendshëm. Do të ketë ministër të brendshëm që do të jetë në detyrë 24 orë. Ju siguroj që do të ketë një ministër të brendshëm që do ta çojë përpara me shumë vendosmëri punën e bëri deri më tani…

Komentet
Top