Qëndrimi i Evropës karshi migrantëve myslimanë – FOTO

0-197.jpg

Në Mbretërinë e Bashkuar, “The Guardian” publikoi një editorial mbi krizën e Evropës, që përfundonte duke i përshkruar refugjatët si “të shpronësuar të frikësuar” që janë duke “mësyrë vrullshëm në portat e Evropës” – një referencë e drejtpërdrejtë historike ndaj pushtimit barbar të Romës. Në Francë, favoritja në garën presidenciale Marin Lë Pen, tha në një tubim në vitin 2015 se “ky fluks migrator do të jetë si pushtimi barbar i shekullit IV, dhe pasojat do të jenë po të njëjta”.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i përshkroi refugjatët e kohëve të fundit me të njëjtat “ujëra të rrezikshme” dhe metaforat ushtarake të përdorura nga romakët për depolitizimin e barbarëve:Refugjatët janë një “dallgë e madhe” që është “derdhur mbi Evropë”, duke prodhuar “kaosin” që duhet të “frenuar dhe menaxhuar. “Gradualisht jemi duke u bërë dëshmitarë të lindjes së një forme të re të presionit politik”- pretendoi Tusk, “dhe madje disa e kanë quajtur edhe një lloj një lufte të re hibride, në të cilën valët e emigracionit janë shndërruar në një mjet dhe armë kundër fqinjëve”. Ky do të jetë shekulli i emigrantit, jo vetëm për shkak të madhësisë absolute të fenomenit, por edhe pse asimetria ndërmjet qytetarëve dhe emigrantëve ka arritur në fund në pikën e saj historike të thyerjes.

Perspektivat për çdo përmirësim strukturor në këtë situatë, janë të vështira për t’u imagjinuar, por alternativat nuk janë pa precedentë historikë. Para se të shqyrtohet çdo lloj zgjidhjeje e veçantë, hapi i parë drejt çdo ndryshimi duhet të jetë hapja e procesit të vendimmarrjes politike ndaj të gjithë të prekurve nga ndryshimet e propozuara, pavarësisht nga statusi. E vetmja rrugë në marshimin e gjatë për drejtësi ndaj emigrantëve dhe barazi sociale, është dhënia e një statusi për të gjithë ata.

Komentet
Top