Pse nuk ka dritë në fund të tunelit? Sepse aty është Ali Ahmeti!

goran-mihajlovski.jpg

Shkruan: Goran Mihajlovski

Çfarë do të ndodhë me të gjithë ne që i kemi dëgjuar bombat dhe ja që disi, nuk duam t’i harrojmë? Të gjithë, vallë, në hendek do të përfundojmë? Nëse vetëm edhe luftë nuk arrijnë të bëjnë.

1. Super janë deputetët e përbërjes së re parlamentare. I tërë shteti punon, ata pushojnë ende pa filluar festa. E sidomos, super janë ata të shumicës parlamentare, të cilët e kanë me nxitim votimin për qeveri të re. Deputeti Trajko Veljanoski u dha pesë ditë pushim dhe ata i pranuan përnjëherë. Sapo kolegu Trajko dha komandën për pushim – të gjithë në pushim shkuan.

Pse të nxitojmë? A nuk është qeveria në largim e sipër? Dhe jeta e re në Maqedoni, që e lajmëron Zaevi tashmë prej gjysmë viti, sa s’ka ardhur. Kurse për deputetët tashmë ka ardhur. Ne rrogën ua japim rregullisht. Ditë të lira për t’ia mbathur për festa nuk iu dhamë.
Trajkon e dëgjuan ata. Tash edhe të LSDM-së të çlodhur siç do jenë, ndoshta do të shkruajnë lajmërime akoma më të mprehta në mëngjes.

2. Ndërkohë që Trajko jepte pushime, kumbari i tij, Jovan Vangellovski, punonte. Punën e parë që mori të bënte ishkryetari i ri i Gjyqit suprem ishte të ziheshin gjykatësit supremë për iniciativën e avokatit të ish kryeministrit Gruevski, që bombat të shpalleshin të pavlefshme në procedurat gjyqësore.

Gjë normale. E përse mu Vangellovski u zgjodh që të kthehej për kryetar të Gjyqit suprem? U kthye dhe përnjëherë e nisi punën, për të cilën e përcaktuan. Nxitoi që ta kryente detyrën para festës.
Çfarë mendon Jovo? Vallë, edhe ai si qeveria mendon se nëse i shpall bombat të pavlefshme para festës, pas festës do të harrojmë se çfarë kemi dëgjuar tek ato? Se do ta harrojmë muhabetin mes atij dhe Mile Janakieskit, ku ai, si kryetari i Gjyqit suprem, i porositi dokumente si dëshmi, ministrit që është rekorder në PSP, me numër të hetimeve të ngritura?

Përveç nëse Vangellovski nuk ka qëllim që, me gjykimin e ardhshëm të Gjyqit suprem të na fshihet kujtesa. E kështu, do të zhduket edhe kriminaliteti për të cilin kemi dëgjuar tek bombat. Dhe gjithçka do të jetë ashtu siç ka qenë gjatë kohës së mandatit të tij të parë, për të cilin, poashtu dëgjuam në bombat, se si e ka praktikuar.

Ja, të themi se Gjyqi suprem do t’i ndalojë bombat pas kërkesës së avokatit të ish kryeministrit. Çfarë do të ndodhë me hetimet e PSP-së? Çfarë do të ndodhë me të gjitha dokumentet që ekzistojnë? Duke përfshirë edhe dokumentet që Vangellovski ia ka kërkuar Janakieskit? Çfarë do të ndodhë me dëshmitarët e PSP-së? Çfarë do të ndodhë me të gjithë ne që i kemi dëgjuar bombat dhe ja, disi nuk duam t’i harrojmë? Të gjithë, vallë, do të përfundojmë në hendek? Nëse vetëm edhe luftë nuk arrijnë të bëjnë.

3. Të gjithë kanë nga ndonjë koment për nëpunësin bankar që ka vjedhur 3 milionë euro nga banka. Ndërsa, për këta që kanë vjedhur 5 bilionë euro nga shteti, të gjithë heshtin. Madje edhe i mbrojnë. Për dyzet ditë dalin nëpër rrugë dhe duartrokasin: “Pak na morët. Duam ende të na vidhni!”
Këtë që vodhi 3 milionë, e zunë menjëherë dhe e burgosën. Kurse, për këta që vodhën pesë bilionë, u ngrit e gjithë bota që të na ndihmojë t’i zëmë apashët. Dhe jo vetëm për faktin që janë të lirë, por edhe për atë se janë të fuqishëm. Kjo do të thotë se askujt nuk i pengon fakti që VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë të qeverisin, sikur të mos ketë pasur zgjedhje të inciuara pikërisht për shkak të dyshimeve për vjedhjet e tyre.

Titulli original i kolumnës është “Epiteti kriminelë”. Kolumnën e plotë mund ta lexoni në sdk.mk.

Komentet
Top