Probleme te Barcelona, një mbrojtës rrezikon sfidën me Juven

auto_14330254213071492437411.jpg

Barcelona do të tentojë përmbysjen e çmendur ndaj Juventusit, por mesa duket duhet ta bëjë pa Javier Mascheranon. Argjentinasi që luan si mbrojtës te Barcelona, ka munguar në stërvitje për shkak të dëmtimit në muskujt e pasmë të kërcirit.

Mungesa e Mascheranos do të ishte një goditje për fazën mbrojtëse të Barçës, teksa këtë herë nuk duhet që të pësojnë gol. Lëndimi i argjentinasit nuk është serioz, por prania e tij është në rrezik.

Lajmi i mirë për Luis Enriquen është rikthimi i Arda Turan, i cili është rikuperuar nga dëmtimi.

Komentet
Top