Pritet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski

Abdulla-Qazimoski-kryesues-i-Keshillit-1.jpg

Këshilli komunal i Strugës pritet që sot të shkarkoj kryetarin e saj Abdulla Qazimovskin, i cili në këtë pozicion erdhi si përfaqësues i LR-PDSH të Ziadin Selës.

Seanca pritet të filloj në çdo moment ndërsa arsyet se përse Qazimovski do të shkarkohet ende nuk janë të njohura.

Abdulla Qazimovski i cili është prej fshatit Llabunishtë ka prishur raportet me ish kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela prej shumë kohësh.

Burim të SHENJËS thonë se njëra prej arsyet se përse shkarkohet Qazimovski është edhe mosmarrëveshjet për deponinë e Stugës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar ndotje të madhe të qytetit dhe vendbanimeve përreth Strugës.

Komentet
Top