Prezantohen telefonat inteligjentë Archos 50 Helium Plus dhe 55 Helium Plus

0100.jpg

Archos prezantoi dy telefona inteligjentë buxhetorë Android, të quajtur 50 Helium Plus dhe 55 Helium Plus. Telefonat kushtojnë vetëm 109 dollarë dhe 139 dollarë, respektivisht, dhe të dy përmbajnë rrjetin 4G LTE dhe sistemin Android 5.1 Lollipop.

Të dy telefonat inteligjentë fuqizohen nga procesori MediaTek MT6735P me arkitekturë 64-bit dhe katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefonat kanë gjithashtu kamerë të pasme 13 megapikselë me blic LED dhe kamerë frontale 5 megapikselë.

Sa i përket lidhjes, këta telefona ofrojnë lidhjet Cat. 4 LTE, Bluetooth 4.0, Wi-Fi, microUSB 2.0 dhe GPS me A-GPS. Siç dhe emri sugjeron, Archos 55 Helium Plus ka ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS me densitet 267 pikselë për inç. Pajisja fuqizohet nga bateri me kapacitet 2,400mAh.

Archos 50 Helium Plus, nga ana tjetër, ka ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS me densitet 293 pikselë për inç. Ky telefon fuqizohet nga bateri me kapacitet 2,000mAh./krokodili.al

Komentet

Leave a Reply