Presidenti brazilian: Mishi i Brazilit është i sigurt përkundër skandalit

auto_temerchurrascoSL1490007972.jpg

Presidenti i Brazilit, Michel Temer, ka kërkuar që t’i risigurojë partnerët e huaj tregtar se skandali i korrupsionit që po e ngulfat industrinë e mishit të vendit nuk nënkupton se produktet e saja janë të pasigurta.

Në një takim me ambasadorët nga Evropa, SHBA-ja dhe Kina, Temer ka thënë se qeveria e tij mbetet me vetëbesim se mishi brazilian është cilësor.

Fabrikat e paketimit të mishit në Brazil janë akuzuar për vite të tera për shitjen e mishit të kalbur.

Brazili është eksportuesi më i madh i mishit të kuq në botë.

“Qeveria braziliane ripërtëritë besimin e saj në cilësinë e prodhimit kombëtar që e ka marrë aprovimin e tregjeve më rrepta.

Të premten, policia federale bastisi fabrikat e prodhimit të mishit, si dhe arrestoi më shumë se 30 persona.

Ndërkohë, qeveria suspendoi më shumë se 30 shërbyes civilë të cilët duhej t’i kishin vërejtur praktikat ilegale dhe johigjienike.

Ata po hetohen për korrupsion.

Tre fabrika të paketimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjera janë duke u hetuar.

“Vetëm 21 njësi nga 4.837 në Brazil janë subjekt i inspektimit qeveritar që po akuzohen për parregullsi. Vetëm gjashtë nga to kanë eksportuar në 60 ditët e fundit,” ka thënë Temer.

Komentet

0 thoughts on “Presidenti brazilian: Mishi i Brazilit është i sigurt përkundër skandalit”

  1. xxx says:

    Sagllam , Alia ka dasht ta punoje Edi Ramen si nqibrit. Si i punoj akademikat ene tjeret. Ndersa per Hashimin ska nevoj se A8 vet eshte si Alia.

  2. dardan says:

    FSHATI DIGJET KETA TRE SELFIE !!!…

  3. NA says:

    Shaum mazun Alia na paska RA

  4. roki says:

    tre musketiret e famshem shqipetar qe kombit ja prune fundosjen,shitjen dhe humbjen e cdo vlere e mburje,keta tre musketire jan super fuqi te armiqve tane keta jan bombatomike ne doret e hasmit kunder kombit shqiptare!.

Top