Premtohen rroga më të larta – por si do të rriten ato?

denari2_thumb_medium500_336.png

Ekonomistët, mirëpo edhe një pjesë e sindikatave theksojnë se këto rroga mesatare nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në vend, për shkak se pjesa më e madhe e të punësuarve marrin rrogë më të ulët se sa mesatarja, ndërsa vetëm një pjesë e vogël kanë rroga të mëdha, të cilat e rrisin mesataren e rrogës neto dhe bruto në vend. Jo vetëm sa i përket rrogës minimale, Maqedonia është në grupin e vendeve me rrogë më të ulët mesatare. Kështu, për shembull, mesatarja në Serbi e tejkalon vlerën prej 420 eurosh, në Mal të Zi është më shumë se 470 еuro, ndërsa në Kroaci është mbi 770 euro.

(Analiza javore ekonomike e “Portalb”)

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Standard më i mirë jetësor, rroga më të larta dhe rritje e rrogës minimale. Në programet zgjedhore ekonomike premtohen gjërat që janë më të rëndësishme për qytetarët – rritja e rrogave mujore. Mirëpo, sa dhe a janë të realizueshme në praktikë këto llogaritje të bëra në letër?

 

PAGA MINIMALE PATJETËR TË RRITET

Me shumën  aktuale të garantuar, të rrogës minimale prej 10.080 denarësh në muaj, nuk mund të sigurohen as kushte minimale për jetë të denjë, me këtë shumë nuk mund të mbulohen as shpenzimet themelore jetësore, dhe për këtë arsye edhe pritet që rroga minimale të jetë pjesë e programeve zgjedhore partiake, mirëpo, rritja e premtuar nuk duhet të mbetet vetëm premtim i zbrazët, komentojnë një pjesë e ekonomistëve për Portalb.mk. Ata konsiderojnë se lartësia e rrogës minimale duhet të rritet, pa marrë parasysh se në kurriz të kujt do të bjerë kjo rritje – të sektorit privat ose të buxhetit, gjegjësisht të shtetit.

Në qoftë se konsiderohet se sektori privat nuk ka kondicion financiar ta mbulojë rritjen e shumës së rrogës minimale, atëherë shteti është i obliguar ta mbulojë këtë në buxhet. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë për tetorin e vitit 2016, rroga minimale neto që është të paguar në nën-sektorin, përpunimi i drurit dhe produktet e drurit është 9.921 denarë, në prodhimin e lëkurës dhe produkteve të lëkurës, 8.529 denarë, në prodhimin e veshjes, peshkatari, prodhimin e mobiljeve, veprimtaritë për përgatitjen e shujtave dhe shërbimin e ushqimit, si dhe në sektorin e mirëmbajtjes së ndërtesave. Implikacionet financiare nga rritja e rrogës minimale neto nuk do të jenë më shumë se 30 milionë euro në nivel vjetor. Me një rritje të tillë të rrogës minimale, nuk do ta përmirësojmë kush e di se sa standardin jetësor të këtyre të punësuarve, mirëpo mjafton pak të përmirësohen kushtet e tyre për jetesë. Me një shpërndarje më të drejtë të mjeteve të buxhetit, mund të zgjidhet ky problem pa shkaktuar probleme më serioze, konsideron për Portalb profesori universitar, Sami Bislimi.

Në programet e dy partive më të mëdha, LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së tashmë janë përfshirë edhe paralajmërimet dhe premtimet për rritjen e rrogës minimale, mirëpo edhe të rrogës mesatare në nivel të shtetit.

Kështu, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në promovimin e programit të ri partiak, “Reale”, në mes tjerash paralajmëroi edhe rritje të rrogës minimale.

Rroga aktuale e cila është 10.080 denarë, do të rritet në 12.000 denarë në vitin 2017, 12.500 denarë në vitin 2018, 13.200 denarë në vitin 2019, 14.000 denarë në vitin 2020. Në industrinë e tekstilit dhe të lëkurës, rroga minimale, e cila tani është 9.000 denarë, do të rritet në 10.500 denarë në vitin 2017, 11.500 denarë në vitin 2018, 12.500 denarë në vitin 2019, 13.500 denarë në vitin 2020. Kjo rritje është reale dhe e balancuar, dhe ajo do të sigurojë rritje të rrogës pa rrezik për largim të të punësuarve nga puna ose për të shkaktuar probleme për punëdhënësit, deklaroi Gruevski.

Rroga më të larta mesatare premtoi edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Do të angazhohemi për rroga më të larta. Rroga mesatare patjetër duhet të jetë më e lartë se 30.000 denarë, apo 500 euro. Në një familje me dy të punësuar, ato janë 1.000 euro. Kështu do të ketë para për të ngrënë, për t’i paguar llogaritë, edhe për të shkuar në pushim, dhe për gjithçka që nënkupton jetë me dinjitet, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

 

PAGA MINIMALE NUK PASQYRON GJENDJEN REALE?

Në shtator, rroga mesatare neto që është paguar në vend ka qenë 361 euro dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ajo është rritur për 0,8. Në periudhën e njëjtë të analizuar, rroga mesatare bruto në nivel të shtetit ka qenë 530,7 еuro.

Ekonomistët, mirëpo edhe një pjesë e sindikatave theksojnë se këto rroga mesatare nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në vend, për shkak se pjesa më e madhe e të punësuarve marrin rrogë më të ulët se sa mesatarja, ndërsa vetëm një pjesë e vogël kanë rroga të mëdha, të cilat e rrisin mesataren e rrogës neto dhe bruto në vend. Jo vetëm sa i përket rrogës minimale, Maqedonia është në grupin e vendeve me rrogë më të ulët mesatare. Kështu, për shembull, mesatarja në Serbi e tejkalon vlerën prej 420 eurosh, në Mal të Zi është më shumë se 470 еuro, ndërsa në Kroaci është mbi 770 euro.

Nën mesataren shtetërore janë edhe rrogat që paguhen në fabrikat e investitorëve të huaj. Në njërën nga konferencat e fundit për shtyp, Këshilli i investitorëve të huaj njoftoi se rroga mesatare në zonat e lira ekonomike është 262 еuro dhe se ajo është afër mesatares që e kanë paguar kompanitë vendore në industri.

Dallimi në rroga është minimal. Pagesa e rrogës bruto në zonat teknologjike nuk dallon nga rrogat bruto në gjithë territorin e vendit dhe kjo është në përputhje me pozitat e punës dhe detyrat e të punësuarve. Personat udhëheqës dhe menaxhmenti i nivelit mesatar i kompanive kanë rroga më të mira. Kompanitë e huaja plotësisht i paguajnë kontributet për sigurim social dhe pensional. Punëtorët paguhen në përputhje me rrogën minimale të përcaktuar me ligj, deklaroi në fillim të vitit, Vllatko Stojanovski nga Këshilli për investime të huaja në kuadër të Odës ekonomike.

Sipas ekonomistëve, për standard më të mirë jetësor nevojitet politikë serioze dhe e qëndrueshme ekonomike.

Nuk mund të pritet që standardi jetësor i qytetarëve tanë të përmirësohet me përqindje kaq të ulëta të rritjes ekonomike, mirëpo edhe me një strukturë aq të pavolitshme të ekonomisë së vendit. Me nivelin e ulët i prodhimtarisë (më e vogël për pothuajse pesë herë në krahasim me atë të SHBA-ve, më e vogël për tre herë se ai i Greqisë, 1.3 herë më i vogël se i Bullgarisë, 1.2 herë më i vogël se i Serbisë), nuk mund të presim rritjes të konkurrencës, e me këtë edhe të rritje të ekonomisë së vendit. Pa investime në funksion të zgjerimit të mundësive prodhuese të ekonomisë së vendit, nuk mund të pritet rritje e konsiderueshme, e as rritje të ofertës së mallrave me prejardhje të vendit, për shkak se i tillë është kapaciteti prodhues i ekonomisë sonë, thotë për Portalb.mk profesori Bislimi.

Lartësia e rrogave në vend, të cilat janë në lidhje të drejtpërdrejtë me standardin jetësor, kryesisht varet nga shkalla e arsimit.

Kështu, të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2014 në krahasim me vitin 2010, rritje më të madhe të të ardhurave vjetore bruto prej 21.4% është shënuar te personat që kanë të kryer arsim të lartë, ndërsa rritje më të madhe prej 27.5% të të ardhurave vjetore bruto në vitin 2014, në krahasim me vitin 2010, shënohet te personat që nuk e kanë të kryer arsimin fillor.

Komentet

0 thoughts on “Premtohen rroga më të larta – por si do të rriten ato?”

  1. Snap says:

    Veq ja paskeni fut me i mbush fletat e gazetes,

  2. Nooname says:

    Like e ke