Porsche krijon e sistemin e autopilotimit, në nivelin e shoferëve të garave

auto_Porsche-krijon-e-sistemin-e-vet-vozitjes-ne-nivelin-e-shofereve-te-garave-foto-21489647496.jpg

Shumë shpejtë do të përhapen veturat që voziten vet, mirëpo prodhuesi gjerman Porsche dëshiron të jetë përpara të tjerëve edhe në këtë aspekt.

Inxhinierët e kompanisë po punojnë në sistemin Mark Webber Mode, që është një sistem i autopilotimit, në nivelin e ngasësve profesionistë që marrin pjesë në gara të vështira.

Fillimisht, ky do të jetë vetëm për procese të testimit, për të shikuar sesa janë të gatshëm njerëzit e zakonshëm të qëndrojnë në një veturë që lëviz me shpejtësi enorme.

Pastaj do të jetë faza e dytë, që shikon reagimet e njerëzve kur ngrihet shpejtësia, si dhe bëhet frenimi – madje edhe në vend.

Pritet që së shpejti të jepen edhe të dhënat shtesë për këtë sistem, që nuk dihet se kur të hyjë në procesin e testimit.

Komentet
Top