Politikologu, Shpendim Hoxha i bashkohet Lëvizjes Besa

15218682_1362493797102146_2124360284_n-640x380.jpg

Levizja BESA në Strugë ka njoftuar se, politikoligu strugan i diplomuar në Vienë, Shpendim Hoxha, tashmë u është bashkuart strukturave të kësaj lëvizjeje.

“Angazhimi ynë për të inkuadruar në radhët tona klasën e mirfilltë intelektuale shqiptare në Maqedoni, nuk ka përfunduar me dr.Arben Labënishtin. Oferta jonë politike është e hapur për të gjithë dashamirët e çështjes shqiptare. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se me angazhim të kryesisë më të lartë të Lëvizjes BESA edhe shumë intelektualë të tjerë janë gati të bëhen pjesë e ekipit tonë për ta realizuar platformën “Ridefinimi”. Pjesë e ekipit tonë të madh, tashmë është edhe Doktori i shkencave politike i diplomuar në Vienë të Austrisë, Shpendim Hoxha, i cili me profesionalizmin e tij do t’i shërbejë realizimit të qëllimit tonë, fitoren e madhe të 11 Dhjetorit dhe realizimin e platformës politike kombëtare ‘Ridefinimi’”, qëndron në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Komentet