Po vjen derbi më i madh i botës

futboll.jpg

Në fundjavë përkatësisht me 23 prill (20.45), do të zhvillohet derbi më i madh në botë, ndërmjet dy rialëve të përbetuar e të përjetshëm, Real Madrid – Barcelona. Kjo ndeshje do të vendos gjithçka sa i përket titullit, sepse në rast se fiton Reali do të shkëputen edhe më shumë në krye, nëse Barcelona triumfon, atëherë ashpërsohet edhe më shumë lufta se kush do ta fitojë kampionatin. Barcelona do të paraqitet pa sulmuesin brazilian, Neymar, i cili është dënuar me tri ndeshje pas kartonit të kuq kundër Malagës, kur kishin humbur Barcelona me rezultat 2:0. Mesfushori kroat Ivan Rakitiç tha se do të jetë mungesë e madhe Neymar, por sipas tij do të luftojnë për tri pikë. “Dënimi nuk është i mirë, por është si është. Duhet ta kuptojmë situatën dhe t’i futemi punës. Në të kaluarën kemi treguar se mund t’ia dalim edhe nëse Neymar nuk luan. Natyrisht do të ishte e mirë që ai të ishte në fushë, pasi ai është një nga dy apo tre lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Rakitiç.

Real Madridin ka një ndeshje me pak dhe me 75 pikë kryeson renditje, duke lënë pas Barcelonën që ka një ndeshje më shumë., por vetëm 72 pikë. “Duam t’ tregojmë Neymar që mund të fitojmë edhe pa të dhe ta marrim një fitore për të”, ka thënë Rakitiç. Derbi i madh po vjen, emocione po rriten gjithnjë e më shumë sidomos te tifozët qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër. Reali kërkon me ngulm fitoren, që i jep qetësinë në gjashtë javët e fundit të Kampionatit, ndërsa për Barcelonën fitorja nuk ka të paguar se hap llogaritë edhe më shumë për titull, pasi që kjo e fundit është eliminuar nga garat e Champions League.

Komentet
Top