Pittella: Të rinisë procesi i aderimit për vendet e Ballkanit

gianni-pitella-750x430.jpg

Kreu i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella thotë se Stratsburgu po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Ballkan, e sidomos ato në Maqedoni. Parlamenti e shtyu zyrtarisht seancën plenare ku do të votohej progres-raporti i vendit për vitin 2016, për shkak të situatës së trazuar politike që nuk po merr zgjidhje.

Raportuesi për Maqedoninë kishte dalë me këtë propozim me qëllimin që të pritet se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet. “Dua t’i dërgoj Ballkanit mesazhin e një politike të hapur dhe rivendosjes së besimit në marrëdhëniet pozitive mes BE-së dhe rajonit”, u shpreh Pittella, raporton Tch.

“Ne duam që procesi i aderimit për vendet e Ballkanit perëndimor të rinisë pas vitit 2019. Dua gjithashtu të theksoj se këto shtete përbëjnë për ne një prioritet politik”, shtoi ai. Partia Popullore Evropiane gjithashtu ka ngritur shqetësimin e saj mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, veçanërisht ato në Maqedoni, Kosovë e Bosnje-Hercegovinë. Kreu i grupit më të madh politik brenda PE-së, Manfred Weber flet për një rritje të tensioneve, gjë që e alarmon bllokun, i cili, siç thotë ligjvënësi evropian, e konsideron rajonin si pjesë të Evropës së bashkuar.

Komentet

0 thoughts on “Pittella: Të rinisë procesi i aderimit për vendet e Ballkanit”

  1. dardan says:

    ALLAH ALLAH po edhe maxhupr kshtu nuk bajn !!!

  2. Mafis says:

    Kjo eshte demagogjia e BDI se per ti hudhe hy syve te popullit .

  3. Mafis says:

    Rujna zot nga hipokrizia e BDIse dhe shehri i shajtanit.

  4. tetova says:

    VAZHDIMI I EPIZODAVE TE FILMIT SERIK ME AKTORET E NJEJTE

  5. tetova says:

    alia permbysi dhe e shkatrroj miletin e vet e jo Jugosllavine

  6. roki says:

    hahahaha sa kam qeshun ali ameti ja lepin shkaut deri sa ti beht “dushk” e ne momentin e orgasmusit terhiqet me siguri sepse gruevski eshte xheloz e don aij me mbush g… OH te mjeret shqiptare sa posht qe rame tu besua ne politikan budall per ne nuk ka me ndihm,
    pse ky popull i mjere humbi mburjen,kurajon dhe besen???.

  7. tetova says:

    Une tani e verej se pse VMRO nuk e ndron bdi-ne dhe ajo ban cmos qe bdi te fitoj dhe pastaj me nje fishkellim futet ne sqetulln e gruevskit, por edhe ivanovin e kishin marr ngrykper tia be per hajr. Analistat si Merseli NESERI ZIBERI IZMET RAMADANI ALBERT -VETERINARI , XHEVDET HAJREDINI, HOXHA SULEJMANI,ALI ALIU,TALAT, NEVZAT, TE GJITHE KETA JANE SHKOLLA E ISH JUGOSLLAVISE NE KUMROVEC.
    EDHE UNE PO TE GJEJSHA NJE PARTNER STRATEGJIK SI BDI, ASNIHER NUK E NDROJ, NDERSA MILETI PERSERI E HANE RRENEN.
    FILOZOFIA: TANI E KEMI MIRE, POR PER NESER SHOHIM E BAJM . MILETIT I QESIM PAK TAXHI ENE SKA PROBLEM PER TA……

  8. xxx says:

    Une mendoj se Bdi kot e ka. Kushti ishte te pranohet Ivanovi. Ata e kan pranuar 100% e ajo qe nuk ishin brenda ne sall nuk prish pune se a jan apo nuk jan ne sall. Keto jan tinzar.
    Sa per Pdsh une mendoj se jan ma korekt.Ata nuk bajn shum sallta. Jan njerzit te realt dhe pa doreza.

Top