PHAINOMEN MIMOZA THAQI

mimoza-thaqi.jpg

Shkruan: Sheki Useini – Mendimtarë i lirë

Korniza e veprimtarisë, entuziazmit dhe përcaktimit ambicioz të Zonjës Mimoza Thaqi nga Tetova është një FENOMEN në kuptimin e plotë të fjalës, që në vete përmban perspektivën dhe energjinë e duhur për të qenë një funksion kompakt në dobi jo vetëm të individit në veçanti, por edhe të kolektivit në përgjithësi.

Profili i personaliteteve të dimensionit Mimoza Thaqi janë të rralla dhe jo secila shoqëri është e bekuar që në kohë të duhur të ketë në mesin e saj perla të këtilla. Në këtë aspekt ne jemi padyshim të previlegjuar. Ta definosh këtë si fenomen nuk është asgjë tjetër, përveç se një kujdes dhe vetëdijësim për një dhuratë të çmueshme, që tanimë e kemi në mesin e shoqërisë sonë.

Sheki Useini

Termi fenomen në gjuhën e vjetër greke „phainomen“ do të thotë dukuri, shfaqje, manifestim dhe është e tërë ajo që mund të vërehet me anë të shqisave, qoftë ajo gjësend apo ndryshim, qoftë materiale apo shpirtërore. Për këtë ekziston edhe shkenca, e cila merret pikërisht me trajtimin e fenomenit – Fenomenologjia. Këtë term për herë të parë në filozofi e përmendi filozofi, fizikanti, astronomi dhe matematikani gjerman Johan H. Lamberti në vitin 1764 në veprën e tij „Organoni i ri“. Sipas tij Fenomenologjia merret me çështjen e dallimit midis të vërtetës dhe dukjes. Pas tij edhe shumë dijetarë dhe filozofë e kanë trajtuar temën në fjalë, duke nxjerrur konkluza të ndryshme shkencore. Poashtu herë-herë fenomen do të thotë edhe ajo që është e rrallë, që dallohet nga të tjerat.

Duke u bazuar në këta atribute, që përmban në vetë esenca e fenomenit, me arsyen më të shëndoshë dhe bindjen më të thellë them se dukuria dhe manifestimi i veprimtarisë së z. Mimoza Thaqi është në vete një fenomen me të gjitha kriteret e nevojshme, të cilin unë me krenari e quaj Phainomen Mimoza Thaqi. Koncepti i funksionimit të z. Mimoza Thaqi është shumë i rrallë, kurse në trevat tona si i tillë i pari në këtë dimension. Ky koncept dallohet dukshëm nga ajo e të tjërëve, që dëshmon fakti se nuk përmban elemente të EGO-Koncepteve të ndryshme, siç është tanimë rasti me disa të ashtuquajtuar „koncepte lumturie dhe strategji të pasurimit“, që kanë filluar dalëngadalë të shfaqen në opinion. Në veçanti theksoj se „Phainomen Mimoza Thaqi“ fokusin e ka të përqëndruar pikërisht në vetëdijësimin gradual të individit, duke kaluar në frekuenca të reja të të menduarit pozitiv, suksesin në segmente të ndryshme, mbjelljen e farës për një lumturi të pakushtëzuar, forcimin e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëve, si dhe ndihmesën për të gjithë ata që nuk hezitojnë të investojnë në vete për një ardhmëri me më tepër bollëk dhe rehati afatgjate.

Z. Mimoza Thaqi i dhuroi shoqërisë edhe një platformë, klubin „Unë jam Fuqia“, në të cilin ofrohen mundësi dhe modele për kultivimin e vlerave relevante për një shoqëri me njerëz edhe më produktiv.

Me themelimin e këtij klubi u sigurua edhe gurrëthemeli i një kështjelle, nën kulmin e së cilës do ta gjejë veten çdokushi që dëshiron të jetojë një jetë të veçantë. Fondamenti i kësaj kështjelle është Dashuria nga burimi i pastërt i energjisë. Favorizimi i vlerave të këtilla, siç janë Dashuria, Dhembshuria, respekti reciprok, aktivizimi i potencialeve të brendshme, etj., janë padyshim mjeksia univerzale për një shoqëri më vitale dhe të parapregatitur për çfarëdo lloj sfide.

Ky fenomen është dëshmi e vulosur se si teoria dhe praktika shkrihen në njëra tjetrën, kurse vetë tetovarja Mimoza Thaqi është argumenti më i freskët që tregon se kjo shkrirje si rezultat e ka kultivimin e personaliteteve me një vetëdije të atij niveli, që për barriera dhe mrekulli të ndryshme që ofron jeta, ta kenë gjithmonë edhe çelsin adekuat në dorë. Vetë z. Mimoza Thaqi thotë me seriozitet se të dijshë dhe mos e zbatosh në praktikë, është njëlloj sikur të mos dijshë.

Vëmendja ime është e përqëndruar në ate se sa pregatitur dhe sa e gatshme është një shoqëri si e jona të përkrahë dhe kultivoj në vazhdimësi fenomene të këtilla. Në këtë kontekst do të kisha thënë se në rend të parë nuk është z. Mimoza Thaqi, e cila ka nevojë ta përkrahë shoqëria, por është pikërisht ajo, shoqëria, e cila ka nevojë që me vëmendje, krenari dhe mirëseardhje të përshëndes individë të rrallë, siç është në këtë rast Zonja në fjalë. Nuk është Mimoza, ajo e cila ka nevojë ta rrisë madhështinë e saj nëpërmjet kësaj, por përkundrazi të mëdhej bëhen ata individ, që me seriozitet absorbojnë nga mësimet e shumta të saja dhe i zbatojnë në praktikën e tyre. Mimoza shpesh edhe e përsërit shumë bukur se i larti të lartëson. Ky është në fakt edhe synimi final i z.Mimoza Thaqi, që nëpërmjet klubit „Unë jam Fuqia“ dhe seminareve të ndryshme nëpër trojet tona, që secili të ketë mundësi ta lartësojë veten në atë nivel ku edhe e meriton të jetë.

Duke u nisur nga këndvështrimi im personal i fenomenit në fjalë dhe rëndësia që ka për individin, e shohë plotësisht të arsyeshme që projektet dhe aktivitetet, siç janë ata të klubit „Unë jam Fuqia“, me të bashkë edhe ideologjia që ajo mban në vete, të subvencionohet nga ana e institucioneve përkatëse të vendit. Pse jo?! Një gjë e tillë do të kishte qenë padyshim shumë më e shëndoshë dhe me rezultate më dobiprurëse, sesa subvencionimi i projekteve të çfardolloji, që praktikat e deritanishme në shoqërinë tonë kanë dëshmuar shumë herë se këta projekte në fund nuk kanë sjellur asgjë të dobishme në nivel kolektiv.

Nuk ka fare nevojë për ndonjë publicitet për fenomenin e lartëpërmendur, megjithate është e domosdoshme të shpalosen vlerat e çmuara që bartë në vete kjo dhe të zgjerohet spektri i kësaj alternative të re në dobi të shumicës.

Pasiqë, alternativa që i ofrohet kolektivit nga vetë prezenca e një subjekti siç është tanimë klubi në fjalë, është një mundësi e jashtëzakonshme për kthesa të mëdhaja dhe krijimin e një paradigme të re për një Botë të re.

Karaktersitika tipike e fenomeneve është jetëgjatësia dhe imuniteti i tyre. Në rastin konkret „Phainomen Mimoza Thaqi“ për shoqërin tonë aktuale ka edhe një funksion të veçantë: mundësia e rrugëdaljes nga udhëkryqet e trashiguara nga e kaluara.

Nga prizma ime e vështrimit dhe vlerësimit, ky fenomen vjen pikërisht në kohën e duhur për një popull, i cili e ka mjaft më me frikë, mashtrim, dredhi, boshatisje, urrejtje, pezmatim dhe ideologji të kota. „Nuk ka ide më të fortë se sa idea të cilës sapo i ka ardhur koha“-thoshte Viktor Hygo. Pikërisht kjo thënie korespondon në tërësi me mesazhin final që transmeton fenomeni „Phainomen Mimoza Thaqi“.

Faktori kohë do ta sjellë me siguri një ditë edhe dëshminë e vërtetë se sa kemi qenë të aftë të përfitojmë nga fenomeni në fjalë, ta çmojmë të mirën dhe të kënaqemi me ate që jorastësisht na dhuron Perëndia.

Komentet
Top