Përse injorohet Higuain tek Juventusi i trajnerit Alegri

higuain-hunda.jpg

Gazetari i njohur sportiv, Mario Skoncerti ka komentuar rendimentin e humbur të Gonzalo Higuain me Juventusin: “ Rendimenti i Higuain është një ndër problemet e Juventusit në këto momente. Jo sepse Higuain po shkon keq, ka bërë 7 gola, dhe nuk ka bërë shumë ndeshje, ngaqë ka hyrë nga stoli ose ka dalë më shpejt se fundi i ndeshjes. Ky është një ndër problemet më të vërtetë për trajnerin Alegri, sepse Higuain është një futbollist i vecantë dhe nuk mund të trajtohet si të tjerët”.

Ka një mendim origjinal Skoncerti për këtë temë: “ Me të nuk mund të sillesh duke e bërë të hyjë dhe të dalë nga fusha kur të mundesh. Është e nevojshme të kthehet në formën e vet më të mirë, duke marrë rëndësinë që i takon. Më është duke shpesh herë se Juventus kërkon t’i tregojë Higuain sepse nuk kishte thellësisht nevojë për të, përkundrazi, për ta zbehur atë”.

Komentet