Përmbyllet me shumë probleme sezoni turistik në Kodrën e Diellit – VIDEO

c570d70c-e6b3_40919_144452848918756_144396608924380_258977_1612034_n.jpg

Mos funksionimi i ski liftave, mungesa e borës dhe sidomos mungesa e kujdesit për Kodrën e Diellit ka bërë që sezoni të përmbyllet me shumë probleme e kritika. Gjendje e keqe është edhe te vikend shtëpizat. Papastërti, mungesë dritash, dhe ndërtime të cilat mbijnë çdo ditë.

 Çdo herë që shkoj lartë diçka ndërtohet. Leje është që më shumë se 60 metër katror mos ndërtohet ndërkohë që atje e keni pa bëhen objekte edhe me nga tre apo katër kate. Pastërti s`ka aspak – papërgjegjësia tek njerëzit është shumë e madhe – tha Arif Ziberi.

Është lënë tërësisht pas dore dhe kjo mungesë angazhimi është si rezultat i mos interesimit të pushtetit qendror për ta ringjallur për ta revitalizuar Kodrën e Diellit –deklaroi Arianit Xhaferi.

Këshilli për shpëtimin e Kodrës së Diellit i formuar kohë më parë vazhdon të kërkojë nga Qeveria dhe komuna e Tetovës që të shqyrtohet dhënia me koncesion e kësaj pike turistike, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

 I’u bëj thirrje autoriteteve komunale që ti shfrytëzojnë t`gjitha forcat që kanë edhe si nënkryetare e partisë edhe si kryetare komune, që, që ti kërkojë urgjentisht gjitha dokumentet e duhura që kërkojmë ne dhe të shqyrtojmë me grupin punues se pronësi e kujt është ajo Kodër e Diellit kush menaxhon me të dhe kush e devijon në këtë gjendje – tha Hamdi Sulejmani, kryetar i nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Nga komuna thonë se kanë kërkuar të dhëna për koncesionerin, që është Elem Turs, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

 Në bazë të ligjit këto institucione janë të obliguar që në afat prej 8 ditësh të na përgjigjen, por ne nuk kemi marrë përgjigje – deklaroi Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Për shkak të lënies pas dore nga autoritetet këtë sezon Kodra e Diellit përveç që ka pasur numër të vogël vizitorësh, edhe ata që kanë ardhur, janë larguar brenda një apo dy dite.

Komentet
Top