Përdorimi i guhës së urrejtjes thellon krizën në Maqedoni

Arsovski-Musliu_0.jpg

Stërzgjatjes së  krizës nuk i nevojitet  tensionim akoma më i madh. Nuk ka nevojë e njejta të nxitet edhe me fjalorë të brishtë nga pjesmarrësit në zhvillimet  shoqërore të vendit, vlersojnë  analistët  politik,  Albert Musliu dhe Petar Arsovski, njofton TVM2. .

Gjuha e urrejtjes mund ta thellojë akoma më shumë krizën prandaj ajo është e sanksionuar me ligj thotë Musliu.

“Ne jemi në një krizë pak më të gjatë por kohën e fundit ka një tendencë për krijimin edhe të një krize mund të them edhe pak si artificiale me qëllim që të spinohet edhe opinioni publik dhe të defukusohet prej asaj që është problemei kryesorë, veçanërisht për VMRO-DPMNE-në, ajo  është mundësia që të ngelën jashtë pushtetit. Fjalori i urrejtjes, qasjet shoviniste të atyre mund të jenë refleksion të emocionit por nuk e marrin parasyshë se për atë ka edhe përgjegjësi penale dhe unë uroj që institucionet të marrin hapat e nevojshëm që të mos i lejohet çdo entuziasti ose fansi politik që të përdorë gjuhë urrejtje se ai nuk sanksionohet kot me ligj. Ai sanksionohet përshkak se mund të shkaktojë reakcione nga ana tjetër por mund të shkaktojë edhe tensione edhe incidente eventualisht edhe konflikt” – u shpreh analisti, Albert Musliu.

Por komunikologu Petar Arsovski thotë se as korrniza ligjore nuk po frenon aktorët politik të vendit të mbajnë llogari për të folurit e tyre publik.

“Duke pasur parasyshë rrezikun e lartë të tensionit politik tani aktorët publik në Republikën e Maqedonisë më shumë janë lëshuar në përpjekje për t’i joshur votuesit e tyre se sa t’i mendojnë të mirën shoqërisë në përgjithësi. Në këtë drejtim ata ndodhen në një kaos të ndonjë lloj poentimi dhe nuk mendojnë fare se çfarë dhe si ta thonë. Ndonjëherë ajo përbën edhe vepër penale, që lidhet me nxitjen e mosdurimit racorë dhe fetarë dhe kjo si një investim multikulturorë i maqedonisë sigurisht se do të lë pasoja afatgjate dhe do ta thellojë krizën” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Dy bashkëbiseduesit janë të mendimit se pasojat e një fjalori të tillë mund të jenë të paparashikueshme.

Sipas tyre aktorët politik nuk duhet shikuar midis veti si kundërshtarë por si partnerë për ndërtimin e një shoqërie të përbashkët ndërsa pjesmarrësit tjerë në gjithë këtë krizë duhet të jenë të vëmendshëm me sjelljet e tyre.

Komentet
Top