Për shkak të kapitenit lozonjar, FFM do të dënojë ashpër Shkëndijën

shkupi-shkendija-550x330.jpg

Kapiteni Ferhan Hasani Buba i cili kohëve të fundit ka humbur simpatinë e publikut tetovarë, me gjasë duke dashur të shfrytëzojë ndeshjen me Vardarin që përsëri ta riktheje atë, shkaktoi një incident të panevojshëm pas së cilës u ndërpre përkohësisht ndeshja e gjysëmfinales së Kupës. Ky incident që nisi me lozonjarin “Buba” mundej ti shkaktonte shumë dëm Shkëndijës, sa që rrezikoi humbjen e ndeshjes në tavolinë pasi tifozët hynë në fushë mirëpo fatmirsisht lojtarët e Vardarit u rikthyen në teren dhe vazhduan lojën.

Komisioni garues pranë FFM-së, të premten pas grumbullimit të raporteve nga zyrtarët e ndeshjes Shkëndija – Vardari e cila u zhvillua të mërkurën ka ngritur proces disiplinor ndaj skuadrës tetovare. Në bazë të raporteve të grumbulluara Komisioni i garave të FFM-së, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që kolegëve të tyre nga Komisioni Disiplinor t’ju propozojë ngritje të procesit disiplinor ndaj Shkëndijës edhe atë për: –
Organizim të dobët të ndeshjes
Shkaktim të ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes
Goditje të arbitrit ndihmës
Hedhje të piroteknikës në fushë
Ndryshe kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën, dhe ishte e vlefshme për ½ finalen e Kupës së Maqedonisë. Shkëndija pësoi 1:0 por u kualifikua për në finalen e madhe ku do të përballet me Pelisterin.

Komentet
Top