Pas vitesh si “single”, Genta Ismajli gjen dashurinë

g_1491976502-1029905.jpg

U bënë vite që Genta Ismajli deklarohet “single”, e në fakt këngëtarja ka mohuar çdo romancë për të cilën është përfolur, përfshirë atë me Flori Mumajesin. Këngëtarja e famshme është përpjekur vazhdimisht ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private, e duhet thënë se deri diku ia ka arritur. Por duket se edhe Genta nuk mund t’iu shpëtojë përjetësisht syve kureshtarë. Këngëtarja thuhet se ka nisur një lidhje të re, me një djalë nga Kosova. Sipas thashethemeve, djali që ka arritur të fitojë zemrën e këngëtares jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka një biznes të vetin në kontinentin e largët.

Komentet
Top