Ozil dhe Di Maria, së bashku te klubi më i ‘madh’ në botë

auto_f237717cb3035c9327a0fd398ba96bb0-650x3581480491561.jpg

Mesut Ozil dhe Angel Di Maria dëshirojnë të kthehen në Real Madrid.

Mesut Ozil dhe Angel Di Maria janë të interesuar të rikthehen në Real Madrid, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Dyshja ishte së bashku tek “Los Blancos” mes 2010 dhe 2013 kur Ozil u largua për në Arsenal.

Një vit më vonë, Di Maria iu bashkua Manchester Unitedit dhe përkundër kalimit tjetër në Paris Saint-Germain, ai dëshiron të kthehet në Madrid.

Ozil ka kontratë me Arsenalin deri më 2018 kurse Di Maria nënshkroi kontratë katërvjeçare me PSG pas transferimit në klub më 2015.

Komentet