Orizi i artë, burim i vitaminës A

0-114.jpg

Verbimi nga mungesa e vitaminës A është një problem shumë i madh në shumë shtete të botës.

Fondacioni “Rockfeller” analizoi fenomenin dhe doli në përfundimin se 400 milionë njerëz në gjithë planetin vuajnë nga mungesa e vitaminës A, kështu që u lidhën me Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Orizin dhe në vitin 2000 krijuan njëfarë orizi të pasuruar me beta-karoten dhe vitaminë A.

Meqenëse orizi i artë u krijua nga fondacioni, i cili është një organizatë jofitimprurëse, fara është një burim i hapur për përdorim, pa asnjë kosto shtesë. Por kompanitë e tjera që modifikojnë bimët, si p.sh. “Monsanto” apo “Cargill”, nxjerrin shumë fitime nga shitja e farërave të modifikuara gjenetikisht dhe kjo është gjëja më e keqe për sa u përket ushqimeve të modifikuara gjenetikisht… Ata marrin diçka nga toka dhe më pas e bëjnë pronë të tyren, madje edhe e shesin shtrenjtë. Por orizi i artë është shembulli se si kjo mund të shmanget dhe se si ushqimet e modifikuara gjenetikisht mund të jenë sa më të dobishme për njerëzimin. Dhe kjo do të ndihmojë shumë në luftimin e rasteve të shpeshta të verbimit.

Komentet
Top