Oracle publikon 9.27 miliard dollar të ardhura për tre mujorin e fundit të 2016

0-144.jpg

Kompania e njohur e softuerëve për bizneset Oracle Corp raportoi rritje të të ardhurave në tre mujorin e fundit dhe jo vetëm por edhe të fitimeve.

Aksionet e kompanisë u rritën me 3.3% në 44.45 dollar gjatë së Mërkurës.

Shitjet e shërbimeve dhe platformave cloud u rritën me 62% në 1.19 miliard dollar, ndërsa biznesi i licensimeve ra me afro 16%.

Oracle ka bërë përpjekje të shumta për të zhvendosur fokusin nga biznesi i licensimit në drejtim të biznesit cloud. Kjo strategji u afirmuar dhe biznesi u fuqizua kur bleu NetSuite për 9.3 miliard dollar në Korrik.

Kjo marrëveshje ndihmoi pozicionin e kompanisë përballë rivalëve si Workday dhe Salesforce.com. Fitimi i Oracle arriti në 2.24 miliard dollar ose 53 cent për aksion. Të ardhurat totale ishin 9.27 miliard dollar nga 9.01 miliard një muaj më parë.

Komentet
Top