Nuk i ka as 1 vjet mirëpo peshon 17kg – FOTO

18010930_1331016753619228_514052390392096913_n.jpg

Një vajzë nga India është vetëm 8 muajshe dhe peshon 17kg, njësoj si një fëmijë 4-vjeçar. Chahat Kumar ka lindur me peshë mesatare, por filloi të shëndoshej kur u bë 4 muajshe.

“Nuk është faji ynë. Zoti donte që ajo të ishte kështu, nuk është në dorën tonë. Ajo nuk ushqehet si një fëmijë normal, por kërkon ushqim gjithë kohës. Nëse ne nuk i japim dicka për të ngrënë, atëherë ajo fillon të qajë,” – kanë thënë prindërit e saj për Dailymail.
Mamaja e vajzës është e shqetësuar për shëndetin e saj, pasi mbipesha i ka vështirësuar frymëmarrjen dhe gjumin. Mjekët nuk arrijnë të zbulojnë se cfarë i shkakton kaq shumë oreks pasi nuk mund ti bëjnë testin e gjakut. Ndërkohë, prindërit shpresojnë se gjithcka do të përfundojë dhe Chahat do të kthehet në gjendje normale.

Komentet
Top