Një surprizë kuqezi për De Biazin në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

De-Biazi-Osti-dhurata-kuqezi-490x368.jpg

Surprizë e këndshme për Xhani De Biazin në ditën e përvjetorit të 104-t të pavarësisë së Shqipërisë.

Trajneri i Kombëtares kuqezi ka marrë një dhuratë të veçantë nga miku i tij italian Karlo Osti, i cili mban postin e drejtorit sportiv të Sampdorias.

Ky i fundit i ka dhuruar teknikut një suvenir në formën e një stoli me shqiponjën dykrenore mes sfondit të kuq në qendër.

Kjo surprizë për 60-vjeçarin erdhi gjatë një darke me drejtorë sportivë të klubeve të Serisë A dhe B, mes të cilëve Rikardo Bigon i Bolonjës, Daniele Faxhano i Palermos, Xhovani Sartori i Atalantës dhe Nereo Bonato i Udinezes.

Komentet