Një klub i madh francez pas Januzajt

Januzaj1.jpg

Adnan Januzaj ka një ofertë edhe nga Franca. Ai është pjesë e skuadrës së Premier League, Sunderland-in, por mediat e huaja raportojnë se ai mund të ndërrojë mjedis. Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, skuadra e Lyonit ka shfaqur interesim për Adnan Januzajn. Lyoni është prej ekipeve më të njohura dhe synon të sigurojë një vend në garat e Champios League, shpreson të ketë në petkun e saj shqiptarin nga Kosova. Por, gjithçka do të shihet gjatë këtyre ditëve të afatit kalimtar se a do të arrijë Lyoni të përforcohet me futbollistin e talentuar shqiptar që është i huazuar nga Manchester Utd te Sunderlandi.

Komentet
Top