Një i arrestuar për vjedhjen në bankën NLB Shkup

NLB-Banka-111111-750x430.jpg

Një person është arrestuar në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur dje në bankën NLB. Personi është arrestuar në Stacionin e Policisë Kisella Vodë, mbrëmë rreth orës 19:00, ndërsa policia ka ndërmarrë masa për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.

Nga MPB-ja informojnë se vjedhja është denoncuar dje rreth orës 16:58 minuta nga ana e drejtorit të Arkës të NLB banka. Vjedhjen, sipas denoncimit e ka kryer B.S. (40), i punësuar në NLB banka, i cili nga arka e bankës në Shkup ka vjedhur dy milionë franga dhe 270 mijë euro dhe ka ikur.

Komentet
Top