Një e fshehtë e vogël që nuk e dini kur keni mbi 150 miq në Facebook

auto_fb_1455183395-47408641492180220.jpg

Që miqësitë në Facebook nuk janë gjithmonë të vërteta, këtë e dimë mirë, por a e dini se është thuajse e pamundur të keni më shumë se 150 miq në rrjetin social të krijuar nga Zuckerberg?

Kjo është konfirmuar nga një studim i publikuar në “Social Networks”, i cili ka analizuar të dhënat e mbi 130 mijë profileve aktive në Facebook, duke zbuluar se për interaktivitet online, përdoruesit shpesh përdorin një lloj strukture sociale të përbërë nga disa shtresa ose qarqe, të cilat korrespondojnë me nivele të ndryshme të miqësisë.

Sipas këtij kërkimi vihet re se nivelet e miqësisë janë të përbërë nga 5, 15, 50 apo 150 miq secili, të klasifikuara në bazë të sasisë dhe shpeshtisë së kontakteve që personat kanë me çdo mik. 5 janë miqtë që më të ngushtë, pra ata më të mirët, sasia e të folurit me të cilët është në nivele të kënaqshme. Pra, të kesh mbi 150 miqësi të vërteta duket si diçka e pavërtetë dhe që nuk mund të realizohet kurrë.

Kjo strukturë është zbuluar nëpërmjet një serie të të dhënave të marra nga Facebook e Twitter, të kombinuara me strukturat që përbëjnë marrëdhëniet tradicionale shoqërore, pra, me ato në jetën reale

Komentet
Top