Nice siguron kualifikimet e Ligës së Kampionëve

auto_C9eVtv5WsAAtA5l-780x4391492322426.jpg

Në këtë ndeshje nuk shënoi apo asistoi Mario Balotelli, por kjo ndeshje tashmë është bërë lajm në mediat botërore.

Tashmë edhe zyrtarisht Nice ka siguruar kualifikimet e Ligës së Kamionëve për sezonin 2017/18.

Pas kësaj fitore Nice renditet në vendin e tretë me 73 pikë, një më pak se PSG në vendin e dytë dhe katër se Monaco në vendin e parë, por Nice ka një ndeshje më shumë.

Në vendin e katër është Lyoni me 54 pikë. Vlen të theksohet se hera e fundit kur Nice kishte siguruar vendin e tretë ishte viti 1976.

Gjithsesi objektivi i Nices është vendi i dytë, por pse jo edhe i pari. Derisa matematika e lejon, ëndrra vazhdon.

Komentet
Top