Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Ibrahimi: Gruevski dhe Ahmeti janë vëllezër siamez

0-161.jpg

Fjalimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është fjalim tipik i diktatorëve komunist të tipit të Enver Hoxhës e Fidel Kastros. Kështu deklaroi nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Ai gjithashtu bëri krahasimin e fjalimeve të Enver Hoxhës dhe të Gruevskit, përmes fakteve të krizës ekonimike si në kohën e diktatorit Hoxha në Shqipëri, ashtu edhe sot gjatë qeverisjes dhjetë vjeçare të Gruevskit.

“Dje ishte një raport tjetër që ishte poashtu zyrtar, i cili thoshte se në Maqedoni mbi 150 mijë qytetarë jetojnë në varfëri të skajshme me vetëm 40 denarë në ditë. Ashtuqë kur të krahasohen faktet të cilat ai i radhiste ne fjalimin e tij si suksese të mëdha të zhvillimit ekonomik të Maqedonisë, dhe kur të shihet pastaj gjendja e mjerueshme e qytetarëve të Maqedonisë, domosdo të krijohet një asociacion i këtillë i fjalimeve tipike komuniste”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që një retorikë e tillë sikur ajo e para dy ditëve e Nikolla Gruevskit, paraqitet tek ne në Maqedoni, për faktin se çdo herë që vijnë zgjedhjet, edhe VMRO-ja edhe BDI-ja janë shërbyer me retorikë nacionaliste.

“Ne jemi dëshmitarë se fjalimi të këtilla ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara kur edhe z.Gruevsk edhe z.Ahmeti u bënin thirrje votuesve, njëri thoshte ‘të na jepni 62 deputetë që të mos e lejmë shqipen të bëhet zyrtare’, kurse tjetri thoshte ‘të na jepni 20 deputetë që të mos mund të majorizohemi nga VMRO-ja’”, deklaroi Ibrahimi.

Me këtë, Ibrahimi vlerëson se Gruevski dhe Ahmeti në fakt janë si dy vëllezër siamez në bashkëpunimin e tyre për të abuzuar me pushtetin, për ta fuqizuar korrupsionin në shtet dhe kështu do të mbahen mend si njerëzit më të inkriminuar në hostorinë e Maqedonisë./Shenja

Komentet