Në verë Chelsea mbetet pa dy yje, njëri drejt Madridit e tjetri drejt Kinës….

eden-hazard-diego-costa-chelsea_3429097-681x383.jpg

Ylli i Chelsea dhe reprezentuesi i Belgjikës, Eden Hazard, mund t’i bashkohet Real Madridit, gjatë verës, për 100 milionë funte (117 milionë euro), pasi ai është objektivi kryesor i Los Bancos, dhe asgjë nuk është e pamunduR.

Nga ana tjetër nga Chelsea mund të largohet edhe Diego Costa në fund të sezonit, i cili mund të transferohet në Kinë, përkatësisht te skuadra, Tianjin Quanjian.

Thuhet se ish anëtari i Atletico Madridit dëshiron të largohet nga Londra, pasi në këtë vend nuk ka diell të mjaftueshëm.

Nëse ndodh kjo, Chelseas u duhen të shpenzoj rreth 200 milionë funte (235 milionë euro) gjatë verës për të zëvendësuar Costan dhe Hazardin.

Komentet
Top