Në Turqi u manipuluan 2.5 milionë vota

19turkey1-master768.jpg

Është e mundur që deri 2.5 milionë vota të turqve të jenë manipuluar, duke ndryshuar kështu rezultatet e referendumit të fundit kushtetues në vend, tha një vëzhgues ndërkombëtar i monitorimit radios ORF.

Alev Korun, deputet i Parlamentit të Austrisë dhe anëtar i misionit vëzhgues të Këshillit të Evropës, ka thënë se ekziston “dyshimi se deri në 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluar”, cituar nga Reuters.

Korun iu referua gjithashtu edhe lëvizjes së organit qendror zgjedhor të Turqisë, i cili ka pranuar 1.5 milionë fletë votimi pa vulë dhe zarf si të vlefshme, vendim i cili u mor brenda ditës së votimit të referendumit.

“Në fakt, ligji lejon vetëm zarfet zyrtare të votimit. Autoriteti më i lartë zgjedhor vendosi megjithatë, si të thuash kundër ligjit, që zarfet pa vulë zyrtare duhet të pranohen”, tha deputeti austriak.

Ai nuk ishte i parë që ka kritikuar votimin. OSBE që mbikëqyri referendumit tha gjithashtu se votimi i së dielës nuk plotësoi standardet ndërkombëtare, duke kritikuar vendimin e Komisionit Zgjedhor, i cili “ndryshoi ndjeshëm kriteret për vlefshmërinë e votimit, duke minuar një garanci të rëndësishme dhe në kundërshtim me ligjin”.

Komentet
Top