Në Maqedoni shtrenjtohen cigaret, pritet shtrenjtim edhe i derivateve

cigarette_2624058b.jpg

Për 5 denarë më shtrenjtë do të shiten, Vest Silver, Vest Red dhe Vest Llajt, Ronhill Blek dhe Ronhill Gold.

Për shkak rritjes së akcizës, shtrenjtësimi është pritur të fillojë për disa muaj, përpara fillimit të verës edhe atë për 4 denarë.

Shtrenjtimi i cigareve ka filluar që nga 1 qershori i vitit 2015, kur është rritur akciza për 0.15 denarë për një cigare. Nga 1 qershori i vitit 2016, deri në 7 vitet e ardhshme, më saktësisht deri më vitin 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për një cigare.

Prej nesër, pritet edhe rritje të derivateve. Nëse ndiqet trendi i berzave botërore, çmimi i naftës në periudhën e fundit, për shkak pasigurisë dhe ndodhive në Siri është në rritje. Berzat botërore nga 23 marsi deri më 11 prill kanë treguar se nafta është rritur për 11%. Përpara dy javëve komisioni Rregullator për Energjetikë nuk e ndryshoi çmimin e benzinëve, përveç dizelit, ku ka pasur ulje për një denarë e gjysmë. Tani ndodhitë në berzat botërore pritet që të reflektojnë edhe te ne, njofton Portalb.

Komentet
Top